Berisha: Ndërhyrja e Yuri Kim në PD nuk është kurrë orientim i vendit të madh të lirisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur bindjen e tij sot se ndërhyrja e Ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, në proceset e brendshme të Partisë Demokratike është një akt individual dhe jo një orientim i vendit të saj të madh të lirisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga gazetarët sot në selinë e PD-së për këtë ndërhyrje të ambasadores në vendimet që po merr gjykata së fundmi lidhur me drejtimin e PD-së, Berisha tha se, nuk beson se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe vendet e lira.

“Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është një akt individual për të cilin në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …

Leave a Reply