Berisha voton për kryetarin e Degës nr.2: Asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi votoi sot për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës nr.2 të PD në Tiranë, theksoi se, me këtë votë demokratët firmosin fundin e kryetaro-kracisë dhe presidenco-kracisë në Partinë Demokratike.

“Duke iu kërkuar ndjesë, dua që të uroj nga zemra, çdo demokrate dhe demokrat të 14 degëve të PD-së, – tha Berisha, –  që firmosin sot me votën e tyre, kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi, fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në Partinë Demokratike; firmosin vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie.”

“Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik që do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.”

“Por, theksoj këtu gjithashtu se këto demokrate dhe demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë jo vetëm për PD-në, po për mbarë shoqërinë shqiptare.

Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të çfarëdolloji të bazuar në drogën dhe ideologjinë.

Vetëm një opozitë e vërtetë ka shanset dhe mundësitë për ta ngjitur PD dhe shndërruar në forcë politike. Ndaj,urimet më të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe votojnë për kryetar e degëve të PD-së”.

Berisha theksoi se, asgjë nuk mund ta pengojë Partinë Demokratike në rrugën e saj si forcë e vërtetë opozitare.

I pyetur nga gazetarët, “si ndiheni sot që votoni në selinë blu, ndërsa herën e fundit, për referendumin ishit në një ambient lokali?”, ish-Kryeministri u përgjigj:

“Ka një dëshmi kjo, ka një sinjifikancë: asgjë, asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe ky zhvillim i saj dëshmon më së miri këtë”.

Deklarata u bë pasi hodhi votën për të zgjedhur kreun e ri të degës nr.2 të PD në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply