Radhë në votim në Mat, Çlirim Gjata: Thirrja për votim riktheu respektin e ndërsjelltë!

Pamje mbresëlënëse vijnë sot nga Pallati i Kulturës në Mat, ku një numër i madh demokratësh  janë vënë në radhë për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së ndërmjet tri kandidatëve, një prej zonjë: Denisa Vata, Xhezmi Dika dhe Besnik Muharremi.

Procesin e votimit në këtë degë po e ndjek Çlirim Gjata, i ngarkuari nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së. Por, po njesoj si dje nga Dibra, edhe sot Gjata ka mbetur i befasuar nga pjesëmarrja dhe interesi i lartë në votim, gjë që e ka shpjegim të fortë.

Në një intervistë që dha dje për SYRI TV, ai gjykoi:

“Vërej diçka: që kur filloi ky proces, qoftë për referendumin, qoftë për “primaret” dhe tani në zgjedhjet për kryetarin e degës, është i njëjti fluks i papërballueshëm i anëtarëve të PD-së, një dëshirë e jashtëzakonshme për të votuar, sepse ka qenë një nga gabimet e mëdha, gabimet ndoshta të pafalshme që ka bërë Partia Demokratike po them (s’po hyj ky apo ai, por Partia Demokratike) që gati – gati e kishte harruar procesin e votimit brenda Partisë Demokratike. Diskutohej vetëm për kryetarin e partisë e të tjerat pothuajse ishin harruar.

Ndërkohë, duke kthyer procesin e votës së fshehtë, standartin demokratik të votës së fshehtë brenda anëtarësisë , që konsistoi që nga Referendumi, tek primaret por edhe nivelet më të ulëta të strukturave të PD-së e deri tek zgjedhja e kryetarit të degës e do të vazhdojë me Kuvendin e Degës ditën e diel dhe zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike me një anëtar një votë, kjo i ka rikthyer besimin anëtarëve të PD-së, ka rikthyer respektin për ta, respektin e ndërsjelltë, sepse duke e thirrur për të votuar respekton një vlerë, një dinjitet qytetar, gjë që kishte rënë në nivele shumë të ulëta në marrëdhëniet e brendshme të PD-së.

Prandaj kur themi se ajo që do të rikthejë demokracinë, bashkimin në parti dhe mbi të gjitha besimin se kjo parti mund të ringrihet dhe kthehet në pushtet fillon tek vota e fshehtë”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply