Përfundon votimi, ja kush u zgjodh kryetar i PD Krujë

Zgjedhjet për kreun e degës së Partisë Demokratikë janë zhvilluar edhe në Krujë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Krujë.

Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave është shpallur Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

About Redaksia

Check Also

Rama, 2 miliardë lekë fonde shtesë Dumanit

A e dinit se një pjesë e Buxhetit të Shtetit për vitin 2025 i ka …

Leave a Reply