Ish-Kryeministri Berisha ka përshendetur rizgjedhjen në postin e Presidentit të Francës të Emanuel Macron.
Në një mesazh në facebook Berisha shkruan se, “kjo ishte nje fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe”.
Postimi i plotë
Rizgjedhja e Presidentit Makron, një fitore për Francën dhe Europën!
Të dashur miq, në zgjedhjet presidenciale të Francës presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat të dytë.
Kjo ishte një fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.
Ndaj dhe ti urojmë suksese Presidentit Macron në të mirë të Francës dhe Bashkimit Europian. sb