Demokratët votojnë sot në 9 degë për zgjedhjen e kryetarëve të PD

Vijon edhe gjatë ditës së sotme procesi i votimit për zgjedhjet e krerëve lokalë të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në 9 degë.

Sot votojnë për kreun e degës, demokratët e Peqinit, Korçës, Devollit, Lezhës, Mirditës, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malsisë së Madhe dhe njësia 7 në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në 9 degë.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Kandidatët për kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply