Hetim pasuror për ish-deputetin e PS

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Në këtë mënyrë, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.

Sipas informacuoneve në sitën e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish-deputetit, janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.

Sipas burimeve pranë SPAK, mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish-deputetit dhe familjarëve të tij.

Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohët edhe për pastrim parash.

Burime thonë se e njëjta procedurë po ndiqet edhe për ish-ministrin ku përvec sekuestrimit të kantinës së pijeve alkoolike dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij.

About Redaksia

Check Also

Afron hakmarrja e Elon Musk: Do t’i shkatërroj…

Beqir SINA Donald Trump presidenti i 47-të i SHBA, për automjetet autonome lajm i mirë …

Leave a Reply