Kinemaja, gratë, futbolli: Vittorio Cecchi Gori në të gjithë fushën

Intervistë shumë e bukur e “Corriere Fiorentino” (me firmën e Roberto De Ponti) me ish presidentin e Fiorentinës (pse jo edhe producentit kinematografik) Vittorio Cecchi Gori. Që pas pak ditësh do të mbushë 80 vjeç. «Jeta ime më ka dhënë, më ka dhënë shumë. Sigurisht. Ndonjë hidhërim edhe ka ndodhur, por jeta më ka dhënë shumë dhe, kur arrin të bësh gjërat që të pëlqejnë dhe i bën aq mirë sa të gjithë e pranojnë, atëhere mendon se diçka të mirë e ke lënë».

Flisni për të kaluarën tuaj në futboll, nga titulli thuajse i fituar.

«Ajo që më bezdis akoma sot. Siç ndodh gjithmonë në kampionatin italian, në fund ka pak influenca të jashtme që në një farë mënyre e prishin rezultatin. Pësuam ndonjë gabim, pati ndonjë spekulim mbi faktin se Edmundo ishte kthyer në Brazil për karnavalin. Nuk ishte e vërtetë, në kontratë parashikohej se duhej të kthehej për t’u paraqitur në një proces. Pati prishje qejfi dhe Batistuta u dëmtua. Pastaj kemi pësuar gabime arbitrare edhe në Europë, skualifikimi i fushës pas Barcelonës, ai fishekzjarri absurd një vit më pas në Salerno, në fushë neutrale, pasi kishim fituar 2 – 0 në vajtje».

Ju keni qenë gjithmonë një i tretë jokomod…

«Kudo. Bazohesha në sukseset e vijës së parë dhe jo mbi bankat, mbi aleancat, kështu që isha lehtësisht i goditshëm. Sot, ashtu si atëhere, fitojnë grupet e mëdha, fondet, të huaj dhe jo më italianë. Futbolli i parangjet kësaj, por e humbet atë matricë të vërtetë që e mban në jetë, që është tifozllëku i pronësisë».

Flisni për raportin me babain tuaj Mario, që bleu klubin, të cilin më pas u gjendët ju ta drejtonit.

«Unë kam qenë me fat, pasi midis meje dhe tim eti kishte 20 vite diferencë. Isha lindur shumë shpejt, le ta themi kështu, dhe më ka mbajtur gjithmonë me vete: në moshën 12 – 13 vjeçare unë isha tanë një producent dhe ka qenë kështu edhe për futbollin. Kështu që jam gjendur i përgatitur me ndryshimim dhe plus me besimin e tim eti».

Rrëfeni kur vendosët të blenit Batistutën.

«Isha në Los Angeles, ndërsa punoja për kinemanë e pashë në televizion Kupën Libertadores dhe mendova: Ky është i përsosur për futbollin europian. Atëhere i thashë ndërmjetësit tonë: më sill Batistutën ose mos më dil më përpara syve».

Dhe Batistuta erdhi me Latorre dhe Mohamed.

«Qe një xhiro e lidhur me Batistutën. Më takoi t’i merrja, ama luanin sikur unë…».

Lojtari më i mirë i blerë nuk qe Batistuta, por, thoni ju, Rui Costa.

«Batistuta ishte një luan, një tërheqës. Kurse Rui Costa ishte një talent shumë i pastër».

Pas 9 vitesh me përkatësi vjollcë, e shitët Batistutën tek Roma. Ju pyesin nëse do ta kishit shitur Vlahoviçin tek Juvja, në vend të Commisso.

«Po. Vlahoviç nuk është Batistuta. Batistuta ishte vendimtar, Vlahoviçi të fiton me skuadra mesatare, me të mëdhatë më duhet ta shoh akoma».

Lidhur me raportin me gratë.

«Shiko, për sa u përket difekteve të jetës time, sikur mos të kishte qenë gosipi vetëm do të kisha fituar, pasi duke bërë gjëra kaq të dukshme gosipi ka fituar mbi gjithçka. Dukesha një i lehtë, por nuk është kështu. Gratë më kanë pëlqyer gjithmonë, ama në mënyrën e duhur, pavarësisht fushatave që bëhen sot. Të duash një grua do të thotë ta respektosh dhe unë kisha gjithmonë nevojë të kisha afër një shoqe, më shumë sesa të bëja Casanova. Dhe mund t’ju siguroj se unë divanin e producentit nuk e kam pasur ndonjëherë».

Keni prodhuar shumë filma të suksesshëm. Ju pyesin çfarë kanë të përbashkët kinemaja dhe futbolli.

«Pak ose asgjë, përveç materialit njerëzor dhe regjisorit, që në futboll është traineri».

Aurelio De Laurentiis ka ndjekur rrugëtimin tuaj: nga kinemaja ka arritur tek futbolli.

«Aurelio i pëlqente të bënte atë që bëja unë. Kur unë mora Fiorentinën, i kërceu në kokë të merrte një skuadër futbolli. Fatkeqësisht ai mori Napoli kur unë humba Fiorentinën, kështu që nuk jemi përplasur kurrë. Ama duhet t’ju them të vëtetën: Aurelio është më i zoti si president sesa si producent. Është një organizator i shkëlqyer, e ka stofën».

Mendoni se Fiorentinën ua morën nga dora. Thoni se kanë peshuar të drejtat televizive.

«Kanë peshuar të drejtat televizive. Unë kisha një shtëpi të madhe kinematografike, që mund ta kushtëzonte ekzistencën e një televizioni dhe kur filtet për komunikim, atëhere preken majat e shtetit. Futbolli kishte problemi e të drejtave televizive, gjë e pazgjidhur pasi akoma sot ndodhin të njëjtat gjëra që ndodhnin 30 vite më parë. Një gjë e tillë është e rëndë, pasi unë kam lënë lëkurën për këtë. Më vunë kundër RAI, por unë nuk e kisha me të. Unë isha një prodhues programesh, jo një shpëndarës. Televizioni me pagesë ishte një koncept që më pëlqente, por nuk ngrihej kurrë, aq është e vërtetë sa që në një moment përkraha idenë e krijimit të një platforme europiane, europiane ama me raporte të mira me Amerikën. Në realitet, në letër ishte një ndeshje e fituar, por ka zgjuar shumë interesa».

U shemb gjithçka…

«Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk ishte një çështje parashë, ishte një çështje pushteti dhe, kush nuk më donte të mirën, më ka masakruar. Nëse e mendoj sot, në distancën e shumë viteve, mendoj: është e vërtetë, kur bie përtokë mirënjohja zhduket. Ama është e vërtetë se me kohë kam gjetur njerëzit që më duan shumë. Në thelb, në jetën time kam bërë shumë gjëra të gabuara, por edhe ndonjë të drejtë».

(nga Il Napolista)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply