Zgjedhjet/ Ja kush është kryetar i PD në Degën nr.7 Tiranë, në Gramsh dhe në Vaun e Dejës

Zgjidhet kryetari i PD Dega 7 Tiranë

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të PD Dega 7 Tiranë, ku kryetar është zgjedhur Avni Tobli.

Sipas njoftimit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ndërmjet 4 kandidaturave, fitues shpallet z. Avni Tobli me 46% të votave.

Njoftimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 7 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega 7 Tiranë, ndërmjet 4 kandidaturave, shpallet z. Avni Tobli me 46% të votave.

Zgjidhet kryetari i demokratëve në Gramsh

Partia Demokratike ka shqyrtuar materialet zgjedhore të ardhura nga PD Dega Gramsh, duke shpallur fitues kandidatin Kodhel Çala.

Sipas njoftimit, ndërmjet 5 kandidaturave, z. Kodhel Cala ka marrë 38.5% të votave.

Njoftimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore të ardhura nga PD Dega Gramsh, të shpallë Kryetar, ndërmjet 5 kandidaturave, z. Kodhel Cala me 38.5% të votave.

Shpallet fituesi i PD në Vaun e Dejës

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD Dega Vau i Dejës, ku kryetar është zgjedhur Bernard Ndreca.

Pas numërimit të kutive, Ndreca është shpallur fitues me 531 vota.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply