Credins Bank vazhdon me nismën për të mbështetur artin duke shndërruar degën qendrore në ekspozita për artiste!

Kthimi degës sonë qendrore në një ekspozitë arti është kthyer jo vetëm në traditë por nënjë kënaqësi dhe ndjesi krenarie.

Këtë muaj në prag të stinës së pranverës, mirëpritem piktoren VjolaTerolli, e cila e ka historinë e lidhjes se saj me botën e artit tepër reflektuese duke na mësuar se ndjekja e ëndrraveështë e mundur përkëdo, nëçdo moment tëjetës, e përçfarëdolloj arsye që ju motivon e inspiron!

Vjola është shembulli ideal i përjetimit të ndjenjave e emocioneve personale dhe kthimit të tyre në art. Pikturat e saja jo vetëm janë të pëlqyera në mbarë botën, por paraqesin një histori inspirimi tepër të bukur e cila na mëson se pas një përjetimi të vështire ka gjithmonë një mundësipër të rifilluar e për të pasur një qëllim në jetë.

Artistja Terolli ka dalluar me talentin e saj nëpër ekspozita nëS hqipëri por edhe jashtë ku mund tëpër mendim, “Arte Padova”. Arti i saj ështëvlerësuar disa herë në katalogë Italianë si “Catalogo Dell’ Arte Moderna”, “Artist in Mostra”, “Grandi Maestri”, “Arte”, “Creazioni”, “Monreale” e shumë të tjerë. Ajo është nderuar me çmime e certifikata në Palermo, Romë e vende të tjera ku ka spikatur si një artiste me stil, ekspresion dhe vlera të larta.

Pikturat e artistes paraqesin ngjyra, forma e peizazhe relaksuese të cilat të bëjnë të hysh brenda në telajo e të ndjesh çdo emocion nëmënyre tëçiltër e tëpastër.

Jemi të lumtur që vazhdimisht u japim mundësi artisteve të promovojnë artin e tyre por edhe të tregojnë më shume përjetën dhe eksperiencat individuale si në rastin e Vjola Terollit.

Histori të tilla jo vetëm i dhurojnë publikut kënaqësi për të përjetuar emocione të bukura artistike, por kthehen në motivim për këdo që ka talent, ëndrra, qëllime dhe dëshira në jetë.

Credins bank do të mbështesë gjithmonë artin, artistët dhe rrugëtimet e tyre të veçanta, pasi ky është përherë një nga fokuset tona të përgjegjësisë korporative.

Le ta shijojmë së bashku këtë ekspozitë!

About Redaksia2

Check Also

Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve …

Leave a Reply