IFC pezullon projektin në Shqipëri, Këlliçi: Rama zgjodhi inceneratorët se aty mund të vidhte

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur autor të krimit mjedisor. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka cituar një raport të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) e cila ka pezulluar projektin në Shqipëri pasi qeveria Rama zgjodhi rrugën e inceneratorëve.

Reagimi i Belind Këlliçit

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pezullon projektin në Shqipëri pasi qeveria Rama zgjodhi rrugën e inceneratorëve.

Kështu shkruhet në një raport të Grupit të Bankës Botërore mbi Mbështetjen e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për Bashkitë në vitet 2010-2020.

IFC dhe qeveria Rama nuk ndanë të njëjtin mendim për menaxhimin e mbetjeve.

Projekti për Menaxhimin e Zonës Bregdetare synonte që të mbështeste turizmin në qytetin e Sarandës pjesërisht përmes përmirësimeve në menaxhimin e mbetjeve të ngurta lokale.

Projekti u pezullua për shkak të mosangazhimit të qeverisë Rama dhe se përgjegjësia e depozitimit të mbetjeve iu transferua Ministrisë së Mjedisit, e cila donte të promovonte inceneratorët si zgjidhje.

Qeveria miratoi ndërkohë tre projekte për inceneratorët përmes PPP-ve, koncesionin e trajtimit të mbetjeve Elbasan dhe inceneratorin e trajtimit të mbetjeve Fier.

Të dy nën hetim nga SPAK.

Rama zgjodhi inceneratorët se aty qëndonte mundësia për të vjedhur. SPAK duhet të veprojë me urgjencë!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply