Zgjedhja e Presidentit/ Balla: Duam Alibeajn për t’u ulur në negociata

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat sot, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Balla tha se do të zhvillohen konsultime me krerët e tre grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda.

Balla vazhdoi me ’emërimet’ duke theksuar se “emri i preferuar i PS” është Alibeaj, për t’u ulur në negociata. Ai tha se raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri do bëhet më 10 maj.

Duke folur me gjuhën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, tha se nëse ish-kryeministri Sali Berisha vjen në krye të PD-së, nuk do të ketë bashkëpunim mes tyre si forca politike.

Ndërkohë në disa media është shpërndarë një listë e kandidatëve të dalë nga grupi parlamentar i PS.

Mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply