“Peticioni është demokraci”, Manjani: Komunistët po mbrojnë Amerikën?!

Nga Ylli MANJANI

Dy konstatime dhe një rrëfenjë.
*****

Përgjatë histerisë shkumëzuese të djeshme kundër një peticioni krejt civil dhe shumë qytetar, kam konstatuar dy gjëra:

E para.

Sulmon një peticion krejt civil një grup jargësh të disa portaleve që ushqehen me mbetje politike dhe shesin çdo jargë si mendim. Këtë grup e kuptoj dhe e mëshiroj. Buka/jarga e gojës ka një justifikim në këto kohë.

Por që të sulmojnë një peticion, në cilësinë e “engjellit mbrojtës” të Amerikës, kalamajtë e ish-bllokut komunist, bashkëshortët apo bashkëpunëtorët e tyre, të cilët në auditoret e universitetit të viteve 1988-1990 të thyenin dhëmbët nëse nuk dënoje “imperialistët amerikanë”, këtë s’e pranoj fare.

Po fare, fare.

Ata që na i prezantonin amerikanët si “të rrezikshëm dhe me një dhëmb në gojë”, sot shfaqen si engjëj mbrojtjës të dhëmbëve të Yuri Kim dhe të amerikanizmit, është më shumë sesa qesharake. Është ligësi dhe me plus 30 vite përvojë.

Komunistët mbrojnë Amerikën?!

Neveri janë.

Kurse Torre-opozitarët dhe port’halet e tyre nuk i konsideroj më të vlefshëm as si zëdhënës skrapi. Këta janë amerikanllenj të pandreqshëm.

E dyta.

Kur i fton disa të arsyetojnë me gjuhë faktesh nga realiteti mbi çështje të tilla si:

-ç’punë ka Yuri dhe Amerika me organizimin e një partie politike që ska gjë në dorë; apo
-si mund të pranohet ndërhyrja dhe presioni i një ambasade të huaj mbi gjykatën; ose
-pse nuk u zbatoka Konventa e Vienës dhe ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare mbi një ambasadore; ose
-si ka mundësi që politika amerikane mbështet monizmin e pakicës elektorale;
-si dhe përse shtohet korrupsioni kur Amerika po na e luftoka atë,

të gjithë në kor fillojnë të flasin për historinë.

Pra për “korin” e idiotësisë së dobishme e sotmja është pa vlerë në raport me të shkuarën.

Disa madje flasin edhe për një të shkuar konspirative, por që llocin para pyetjes, “përse Amerika na la në duar të komunizmit, kur na paska dashur aq shumë”!!!

Tjerrja e së shkuarës dhe trajtimi i të sotmes si biçim haraçi që u dashka paguar, është padyshim idiotësi. Idiotësi e pakërkuar madje.

Rrëfenja.

Dikush që kishte hipur në majë të një peme duke prerë degët nga qe ngjitur kërkonte ndihmë për të zbritur.

Fshati u mblodh dhe siç ndodh në kësi rastesh të gjithë japin mend.

Më i vjetri i fshatit dha zgjidhjen.

-Hidhini një litar dhe ai atje lart ta lidhë në mes. Pastaj ju këtu poshtë tërhiqeni.

Me gjithë ndonjë kundërshtie logjike që bënë një grusht njerëzish brenda turmës, të tjerët ashtu bënë siç tha plaku. Edhe ai në maje të pemës kapi litarin e kaloi përrreth vetes dhe e lidhi. Të tjerët e tërhoqën dhe ai ra në tokë. Sigurisht i vdekur.

U habitën të gjithë. Edhe plaku i urtë u habit.

-Çudi pra! Dikur, kur na ra dikush në pus, me litar e nxorëm nga pusi- tha plaku dhe iku.

#peticioniështëDEMOKRACI

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply