Macron sulmohet me domate

Pak ditën pasi fitoi mandatin e dytë si president i Francës, Emmanuel Macron është përballur sot me një incident. Gjatë një vizite në një treg në periferi të Parisit, presidenti i rizgjedhur është sulmuar me domate.

Kjo ishte dalja e parë publike e tij që nga raundi i dytë i zgjedhjeve të dielën, më 24 prill. Sapo një person nisi të hedhë perimet në drejtim të Macron, i menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të tij, siç duket edhe nga videot që janë hedhur në rrjetet sociale dhe mediat franceze.

Ata hapën më pas një çadër për ta mbrojtur. Ndërkohë, asnjë prej domateve nuk e preku, presidenti francez nuk e humbi durimin dhe vazhdoi turneun e tij.

About Redaksia2

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply