Shkarkimi i kryeprokurores, Imeraj: Vendimi i padrejtë, do ta dërgoj çështjen në Strasburg

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj për probleme me pasurinë dhe figurën.

Elisabeta Imeraj në një dalje për mediat e konsideroi të padrejtë vendimin dhe paralajmëroi se do e dërgojë çështjen në Strasburg.

“Unë besoj në çdo proces të rregullt që bazohet në ligj, fakte dhe prova. Atë jam munduar të zbatoj në punën time në vite. Patjetër që edhe në rang të ecurisë së vijimit të procesit do t’i drejtohem instancave të tjera. Puna ime në vite, prej 17 vitesh, besoj që e ka folur më së miri e më së qarti se çfarë pune, funksioni dhe mënyre është kryer puna e Prokurorit të Republikës së Shqipërisë.”

Imeraj u konfirmua më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por me sugjerim të ONM, vëzhguesve ndërkombëtar, vendimi u apelua nga Komisioneri Publik.

Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga pozicioni i prokurores së Tiranës, ka folur për mediat edhe avokati i saj, i cili vinte posaçërisht nga Strasburgu për këtë çështje.

Avokati i Imerajt, u shpreh se sot ishte ditë e trishtuar dhe se Shqipëria po humbiste një prokurore shumë të aftë. Ndër të tjera, shtoi procesi ishte zhvilluar duke u bazuar në prova fallco dhe se do të ndërmerreshin hapa të mëtejshëm për këtë çështje.

Avokati i Imerajt

Sot është një ditë e trishtuar për Shqipërinë. Kemi provuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po shkon keq dhe po del jashtë kontrollit.

Nuk kam parë kurrë një proces të tillë me prova false ndaj klientes time. Mendoj se sot po humbisni një prokurore shumë të aftë sepse sistemi është jashtë kontrollit. Sigurisht që do të merremi me këtë, nëse jo sot, mbase nesër.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply