Elizabeta Imeraj, një nga prokuroret më të njohura në Shqipëri, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, pret sot vendimin e KPA-së për qëndrimin e saj në detyrë ose jo.
Prokurorja Elizabeta Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të mëdha, hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste.
Elizabeta Imeraj është prokurorja që thirri për herë të parë në prokurori, pas ngjarjeve të 8 Janarit, liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.
Prokurorja Imeraj njihet si një prokurore me integritet dhe karakter.
Vetingu i prokurores Imeraj ka qenë i debatuar, ku vetë Imeraj pretendon situata jo ligjore në procesin e saj.
Që nga intimidimi deri tek aktet e falsifikuara, apo dhe denoncimet anonime janë pasqyruar nga Imeraj për disa orë me radhë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Prokurorja Imeraj ka kërkuar konfirmim në detyrë, ndërsa Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e saj.
Prokurorja Imeraj njihet dhe për debatin në seancë dëgjimore me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs, pasi nuk pranoi të përgjigjej me Po ose Jo.