Holandezi Ton Daans dhe shëndetësia falas e Rilindjes Socialiste

Nga Belind KELLIÇI

Hollandezi Ton Daans, ish-këshilltar ndërkombëtar për burgjet në Shqipëri, i shkruan kështu Edi Ramës për gjendjen në spitalet shtetërore.

“I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirëkoordinuar të kujdesit shëndetësor.

Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut, dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi. Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.

Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj.

Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua. Unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë, por qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në Spitalin e Traumës ose në spitale të tjera shtetërore.

Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin”.

Për fatin tonë të keq, ky është realiteti i kushteve në spitalet tona shtetërore. Me këto kushte përballet çdo ditë qytetari i thjeshtë shqiptar, që e ka të pamundur të përballojë tarifat e privatit. Kujdesi shëndetësor dhe garantimi i një infrastrukture spitalore normale, është një e drejtë e çdo qytetari dhe jo privilegj i një pakice!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply