Heshtja e Angela-s

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka përshpejtuar në mënyrë të mrekullueshme rishikimin e punës së Angela Merkel.

Kur përfundoi mandati i kancelares Angela Merkel, vetëm 4 muaj më parë, lavdërimet për punën e saj të 16 viteve të fundit gjendet pothuajse në çdo burim shtypi. Lavdërime që rrallë mungojnë, edhe pse ndaj kujt nuk e meriton, në momentin e lamtumirës, por në rastin e saj sigurisht të merituara. Personalisht kisha hipotezuar se në rastin e Merkel do të duheshin midis 5 dhe 10 viteve përpara se të fillonte ridimensionimi i personazhit të saj në diskutimin publik. Do të thotë se ky proces për të cilin duhet përcjellë në unitet puna e një figure publike në kontekstin e saj bashkëkohor, më pas për ta rindërtuar duke i vlerësuar impaktin. Në fund të fundit, Merkel është një personazh i Nëntëqindës – arësyetoja – një epokë ku fama e shtetarit garantonte një jetëgjatësi mjaft të gjatë përpara rënies nga olimpi. Në fakt, në dritën e luftës në Ukrainë dhe të zgjedhjeve epokale që kjo ka marrë në qeveritë europiane dhe sidomos në atë të sapoulur në Gjermani, paprekshmëria e Merkelit është reduktuar ndjeshëm në rreth 4 muaj.

Këtu duhet të bëhet një hap i vogël prapa, për të vlerësuar perspektivën në tërësinë e saj. Siç është e njëhur për kë jeton apo që ka familjaritet me Gjermaninë, ekziston një perceptim shumë ndryshe i figurës historike  dhe politike të Merkelit midis Gjermanisë dhe Italisë. Në Gjermani nuk ka një ndjenjë të krahasueshme me korresponduesin italian që bën të idealizohet figura e liderit, duke i amplifikuar dhuntitë dhe shmangur difektet, në atë që edhe quhet halo effect. Për shkak të kësaj ndjenje ndryshe në nisje, imazhi i Merkelit në Itali është shumë më i lavdëruar se në versionin gjerman. Në pikën që në Gjermani prej vitesh flitej për Merkel – Müdigkeit, një formë lodhjeje e përgjithshme për figurën dhe zgjedhjet politike të Merkelit, që shtynte drejt një dëshire për risi. Është për t’u thënë se Merkeli gjithësesi rikonfirmohet akoma në 2017 në drejtimin e vendit pavarësisht kësaj ndjenje, gjë që ndoshta thotë edhe shumë për frikën e re nga ana e votuesit gjerman. Në Itali fama prej shtetareje e Merkelit është konsoliduar tashmë prej vitesh, ka hyrë vërtet në mit si gjilpëra e balancës së politikës europiane dhe si pikë referimi edhe për marrëdhëniet politiko – ekonomike ekstraeuropiane. Kjo përshtypje sigurisht që në pjesën më të madhe i detyrohet familjaritetit të pakët që ekziston në Itali mbi aspektet e përgjithshme e asetit qeverisës federal të Gjermanisë. Për të cilin është prirur shpesh të thjeshtëzohet dhe të jepet ideja se “në Gjermani komandon Merkel”, një vizion i pamundur për t’u mbështetur nëse ndiqet nga afër politika gjermane: pandemia ka dhënë mënyrën të eksplorohen bollshëm implikimet e procesit vendimmarrës, si në nivel federal, ashtu edhe në nivelin e landev, me zgjatje të gjata dëshpëruese dhe ndërprerje të papritura.

E bërë kjo premisë, mundet ndoshta ta imagjinoni bujën nga ana gjermane kur zbulojnë se në Itali në shumë – midis të cilave edhe figura dikur me peshë politike të rëndësishme, si Matteo Renzi – kanë apeluar ndërhyrjen e Merkelit për të zgjidhur kundërshtitë në Ukrainë, pak përpara se të çelej konflikti dhe në ditët e para të luftës. Disa gazeta gjermane i kanë përcjellë këto apele si një kurozitet, një çikë sikur zbulohet nga Wikipedia se princi Filip (bashkëshorti i ndjerë i mbretëreshës aktuale Elizabet e II e Anglisë) ka qenë për dekada objekt i një të ashtuquajturi cargo-cult që e shihte si figurë hyjnore, në gjendje t’i sjellë begati popullsisë. Por nuk është vetëm perceptimi ndryshe i Merkelit dhe i aftësive të saj ndërmjetësuese, për më tepër të njohura, për ta bërë këtë rrugë jo të praktikueshme ose më mirë: të veprojë që askush të mos e avancojë këtë propozim me të njëjtin entuziazëm këtu në Gjermani. Elefanti në dhomë është një prej pikave më kontradiktore të pax merkeliane të gjatë, domethënë menaxhimin e raporteve me Rusinë sidomos në planin ekonomik dhe në furnizimin energjitik.

Elementi bazë i politikës së jashtme të Merkelit ka qenë gjithmonë Wandel durch Handel – “ndryshim (i nënkuptuar edhe në kuptimin demokratik) nëpërmjet tregëtisë”. Një vizion shpresëdhënës, sipas të cilit shkëmbimet tregëtare do të krijonin një ndërvarësi pozitive, të tillë sa ta bënin të padëshirueshëm një konflikt në plane të tjera. Ky vizion i raporteve është zbatuar edhe në vitet e qeverisë Merkel si me Kinën, ashtu edhe me Rusinë, duke ruajtur atë që është quajtur një ambiguitet gjeostrategjik me të dyja, që të mund të maksimalizojë marrëdhëniet tregëtare, duke hipotezuar një reciprocitet në qëllimet e homologes. Në rastin e Kinës, përveç se të krijojë një fërkim të menjëhershëm me administratën e re Biden, e prirur që të krijojë një front perëndimor për t’i vendosur digën hegjemonisë kineze në aspekte të ndjeshme (rasti i ndalimit të Huawei, ligj me firmën e Biden) ka prodhuar një zhbilancim impenjimi nga ana gjermane: Kina është partneri më madh tregëtar i Gjermanisë, me një vëllim vjetor prej rreth 200 miliard eurosh, në një kontekst ku janë shumë tepër punonjësit kinezë në kompanitë gjermane dhe është shumë më e madhe blerja e produkteve kineze nga Gjermania sesa e kundërta. Kurse në rastin Huawei, Gjermanisë ju deshën thuajse 2 vite kohë për t’u pozicionuar, duke përfunduar për t’u rreshtuar me direktivat e Bashkimit Europian, në një klimë të përgjithshme tronditjeje nga ana e leigjvënësve prej qëndrimit pasiv të Merkelit lidhur me çështjen.

Në rastin e Rusisë situata siç është e njohur është po aq komplekse. Deri në 2011, domethënë deri në phase-out e dytë bërthamor të parashikuar nga Energiewende, Gjermania nuk kishte urgjencë ta integronte më tej furnizimin e saj energjitik nëpërmjet burimesh të huaja. Vendimet e marra në ato vite kanë përcaktuar pjesën më të madhe të vështirësive të sotme, në një botë të “krijuar” nga Merkeli, por pa Merkelin. Për të parë në detaje cili është konteksti ku ka zgjedhur të mos e ofrojë më zërin e saj, është e dobishme të spostohet vëmendja mbi çka po ndodh me SPD: eksponentë të ndryshëm të partisë janë në mbikëqyrje të rreptë pse kanë kontribuar në të kaluarën të lidhin rpaorte tregëtare me Rusinë dhe pse kanë mbrojtur iniciativa si gazsjellësit Nord Stream 1 e 2. Deri edhe Politico e rizbulon shprehjen “idiotë të dobishëm” për të apostrofuar liderët gjermanë që i kanë shërbyer interesave të Putinit të paktën qysh nga 2008.

Sot është e lehtë të ripërshkruhet kronologjia e ngjarjeve që kanë çuar në realizimin e Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, siç është po aq e lehtë të hiqet filli përcjellës që çon tek vendimet e marra nga eksponentë të SPD dhe CDU. Po ta shikosh mirë, gjenden menjëherë edhe brengat nga ana e Ukrainës, nga Polonia dhe e republikave balltike, preokupues për implikimet gjeopolitike të asaj që e konsideronin një gabim trashanik: që mund të ketë një distancë sigurie midis Rusisë si partner ekonomik dhe Rusisë si aktor politik. Nuk ka dyshim që marrëdhënia me Rusinë të jetë speciale për Gjermaninë: ka një formë mirënjohjeje për ribashkimin, bashkuar me një ndjenjë faji prej përgjegjësive historike gjermane pas mizorive të Luftës së Dytë Botërore, por se tani është bërë maksimalisht i qartë sesi Gjermania ka edhe përgjegjësi hisotrike bashkëkohore kundrejt Ukrainës, shteteve balltike dhe vendeve të Europës Lindore, në vijën e parë të rrezikut tani që ekuilibri (ndoshta gjithmonë iluziv) është prishur.

Sidomos SPD është në shënjestër, përveçse për arësye historike të lidhura me Ostpolitikën, edhe për një seri personalitetesh që janë ekspozuar në vitet e fundit për të mbështetur kontratat me Gazpromin dhe prej ngurrimit për ta kritikuar Rusinë. Nëse tashmë duhet t’i konsiderojmë postet e ndryshme financiare të Schroeder si një kapitull më vete, ka mundësi të parikuperueshëm, dhe një burim telashi për SPD aktuale dhe për Gjermaninë më pas, nuk mund as të presim që të përfundojë këtu kërkimi i përgjegjësisë midis socialdemokratëve. Kushdo që ka zhvilluar aktivitete lobimi në mbështetje të gazit rus është në spotlight. Së fundmi Manuela Schwesig, kryeministre e Meclemburg – Pomeranisë së Sipërme, që kishte mbështetur gjithmonë me bindje projektin Nord Stream 2: gazsjellësi arrin territorin gjerman pikërisht nëpërmjet landit të saj. Në ditët e fundit kanë dalë detaje të reja mbi bashkëpunimin midis qeverisë lokale dhe operatorit të gazsjellësit. Sidomos, lidhur me ndërtimin e kontradiktorit Klimastiftung MV (Fondacion për Mbrojtjen e Klimës dhe Mjedisit Mecklenburg-Vorpommern). Qëllim i fondacionit ishte promovimi i projekteve për mbrojtjen e klimës dhe ruajtjen e natyrës në shtetin Mecklenburg-Vorpommern (MV) dhe në afërsitë e brigjeve të shteteve që dalin në Detin Balltik. Megjithatë, përveç atij të kompletimit të gazsjellësit Nord Stream 2, objektivi kryesor duket se ka qenë ai i xhirimit të sanksioneve amerikane lidhur me ndërtimin e gazsjellësit.

Me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë, qeveria federale ka pezulluar miratimin e gazsjellësit dhe fati i fondacionit është bërë i paqartë: Manuela Schwesig ia ka njoftuar shkrirjen me 28 shkurt, por FDP dhe të Gjelbërit kamë kërkuar që të krijohet një komision hetimor mbi qasjen e qeverisjes së tij lidhur me Nord Stream 2 dhe me fondacionin. Komisioni hetimor është krijuar më 14 prill. Në mënyrë të veçantë, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në kryeqytetin e fondacionit: landi i Meklemburg – Pomeranisë së Sipërme ka investuar 200000 euro, ndërsa Nord Stream 2 AG/Gazprom fillimisht ka furnizuar 20 milion euro, që më pas janë rritur në 60 milion. Në shtojcë të kapitalit fillestar, me hyrjen në fuqi të gasjellësit fondacionit i është dashur të marrë një mbështetje të mëtejshme vjetore. Duket se fatkeqësisht nuk është e mundur të ndiqet propozimi për ta ridestinuar kapitalin e fondacionit në mbështetje të viktimave ukrainase të luftës. Fondacioni ishte miratuar nga parlamenti i landit më 2021, edhe me mbështetjen e CDU, partner koalicioni i SPD, që shprehte ministri i Ekonomisë Harry Glawe dhe ministrja e Drejtësisë Katy Hoffmeister, kjo e fundit përgjegjëse e mbikëqyrjes së fondacionit.

Projekti i gazsjellësit ka krijuar rrjete dhe nyje të panumërta midis politikanëve federalë, administratorëve lokal dhe subjekteve financiare. Tani është bërë simboli aq më pak i një gabimi trashanik dhe, pashmangshmërisht, kushdo që është i përfshirë gjen një njollë në reputacion që nuk do të lahet lehtësisht. E di mirë edhe presidenti i Republikës Federale Frank-Walter Steinmeier. Anëtar i SPD, ka pasur poste të rëndësishme në qeveritë me udhëheqje Schroeder dhe Merkel: si ministër i Jashtëm në qeverinë e Angela Merkelit dhe shef i zyrës së kancelarit Gerhard Schröder, ka qenë përgjegjës i politikës së jashtme të Gjermanisë për rreth 15 vjet. Në këtë klimë të re politike, pasZeitenwende, Steinmeier ka pranuar se ka kryer gabime në politikën e saj ndaj Rusisë. Ka deklaruar: “Aderimi im në Nord Stream 2 ka qenë qartazi një gabim. Jemi kapur pas urash në të cilat Rusia nuk besonte më dhe ku partnerët tanë na kishin paralajmëruar”. “Vlerësimi im ishte se Vladimir Putini nuk do ta pranonte shkatërrimin e plotë ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për maninë e tij perandorake – këtu, si të tjetërt, gabohesha”. “Nuk kemi arritur të ndërtojmë një shtëpi të përbashkët europiane ku Rusia të jetë e përfshirë. Kemi dështuar në qasjen e përfshirjes së Rusisi në arkitekturën e sigurisë së përbashkët”.

Një pranim i kalibrit të rëndë, që do të duhej ta bënte më të thjeshtë punën e Olaf Scholz, i impenjuar në kontratën e koalicionit qeverisës të ripërcaktonte marrëdhëniet me Rusinë, por i lënë në vështirësi nga këmbëngulja e Schroeder në mbajtjet e poteve në kolosët rusë të energjisë. Mendohej edhe një lehtësim i marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën, por ky rrugëtim ka rezultuar më i vështirë se parashikimi. Mea culpa e Steinmeier futet përkohësisht menjëhrë pas akuzave të ngritura nga Zelensky për Merkel dhe Sarkozy: pas zbulimit të masakrës së Buças, Zelensky ka ftuar Merkel dhe Sarkozy që të shkojnë në vend për ta parë me sytë e tyre “çfarë ka sjellë politika 14 vjeçare e lëshimeve ndaj Rusisë”. Referimi është për samitin e NATO në Bukuresht më 2008: Merkel dhe Sarkozy ju kundërvunë hyrjes së Ukrainës në NATO, për faktorë të ndryshëm, por sidomos prej paqëndrueshmërisë politike të brendshme të vendit në ato vite. Nëpërmjet një zëdhënësi, Merkeli është përgjigjur se thekson akoma sot vendimet në raport me samitin e NATO 2008, duke shprehur edhe urimin që mizoritë në Ukrainë të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se në këtë drejtim shkojnë të gjitha përpjekjet e qeverisë federale dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ndoshta marrjet përsipër të fajeve personale dhe kolektive të Steinmeier do të mund t’i hapnin rrugën rrëfimeve të tjera, por kështu nuk ka qenë dhe nuk ka qenë në realitet as koha. Steinmeier kishte parashikuar të shkonte në Kiev me presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë më 13 prill. Megjithatë, kërkesa e tij për një takim është refuzuar nga Zelensky, për shkak të lidhjeve të dikurshme midis Steinmeier dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe për mbështetjen e tij ndaj raporteve ekonomike ruso – gjermane gjithnjë e më të ngushta. Qëllimi i vizitës ishte “t’i dërgohej një mesazh i fortë solidarieteti europian me Ukrainën”, por qartazi ky gjest nuk është pritur mirë nëse shprehej nga ana e Steinmeier, pavarësisht mea culpa. Apo ndoshta pikërisht për këtë është frikësuar një instrumentalizimin, domethënë se Steinmeier donte ta vuloste politikën e tij të re me një photo opportunity në Kiev, dhe kjo nuk ka pëlqyer.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, që është ndeshur në mënyrë të përsëritur me politikanët gjermanë – dhe sidomos me Steinmeier – e kishte kritikuar vizitën e presidentit duke thënë se Ukraina nuk është e interesuar për vizita simbolike që nuk çojnë në dorëzimin e armëve. Në ditët e mëparshme kishte sqaruar se Scholz do të ishte i mirëpritur. Mbi këtë linjë, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych ka deklaruar se vizita e kancelarit do të ishte e preferueshme, pasi kancelari mund të marrë direkt vendime praktike, përfshi dorëzimet e armëve dhe embargon e gazit dhe naftës ruse (presidenti gjerman ka një rol gjerësisht ceremonial, ndërsa kancelari është në krye të qeverisë). Për momentin nuk është e qartë nëse ky dallim i ka qetësuar apo shqetësuar më tej si raportet me Ukrainën, ashtu edhe vendimet e Scholz, i shtypur nga brenda edhe nga të Gjelbërit që shtyjnë për dërgimin e armëve të rënda dhe jo më vetëm mbrojtëse. Ndërsa ndërkohë dikush fillin të pyetet sërish ata që duhet të të turpërohen të jenë gjermanët. Në këtë kontekst ndryshimesh të forta, nuk duhet habitur për heshtjen e Merkelit. Qëndrimi i saj në kohë krize ka qenë gjithmonë i qartë: të veprojë kur mund ta parashikojë qartësisht efektin e një veprimi dhe të gjitha reperkusionet e tij. Është ndoshta ky një prej tipareve më ‘900 të figurës së saj: iluzioni i kontrollit mbi një numër të kufizuar ndryshores, një comfort zone vendimmarrës e pashqetësuar nga ripple effect, në një farë mënyre e mbijetuar deri në epokën e algoritmeve të studiuar pikërisht për të përfshirë në fakt numrin maksimal e ndryshoreve të mundshme.

Për momentin është në zhvillim një rrëmim i fuqishëm nga ana e opinionit publik lidhur me përgjegjësitë e kaluara: edhe kërkimfalja duket shumë pak, siç e demonstron çfarë i ka ndodhur Steinmeier. Megjithatë është e pamundur që të jetë ky preokupimi për të bërë të mbizotërojë ende heshtja. Po aq e pamundur që pret një moment ku një cikël i ri narrative dhe i kthen autoritetin e kaluar: narrativa mbi vetëvendosjen e Ukrainës është dominuese dhe e destinuar të zgjasë vite, cila do që të jetë kohëzgjatja e luftës. Është tejet e pamundur që të jetë një spirale në kohë të dobishme për një “ua kisha thënë”, që megjithatë nuk do të ishte në stilin e saj. Nuk duket as e interesuar t’u përgjigjet provokimeve të fundit të Melnyk, që e ka ftuar të marrë një pozicion mbi politikën ndaj Rusisë. “I kemi besuar thuajse verbazi Angela Merkelit. Kishte një besim të madh në bindjen se ajo mund t’i vlerësonte dhe t’i rregullonte më mirë gjërat. Askush nuk ishte më afër Putinit sa ajo personalisht (…). Askush më mirë se ajo nuk e dinte sesa qenë të tendosura raportet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se Putini nuk e do një marrëveshje, por shkatërrimin e atdheut tim. Megjithatë, qysh në 2015, Berlini ka vendosur në favor të Nord Stream 2 dhe kundër dorëzimit të armëve Ukrainës. Mendoj se do të ishte e rëndësishme edhe për Gjermaninë që zonja Merkel të shprehej”, ka thënë Melnyk: “Nuk bëhet fjalë për të atribuar faje. Bëhet fjalë për të kuptuar sesi e gjithë ndodhia ka shkuar keq”.

Ndoshta duhet të provojmë të mësohemi me idenë se nuk do të ketë kurrë nga ana e Merkelit një pozicion ndryshe: si në përgjigjen për Zelensky lidhur me samitin e NATO të 2008, ka mundësi ndaj çdo pyetje apo provokimi do të vazhdojë ta rivendikojë punën e saj. Duke i habitur të gjithë ata që e jepnin si të sigurtë, ka mundësi ajo e para nuk ka nënkuptuar ndonjëherë të marrë përsipër një rol prej mater patriae (apo Landesmutter) dhe impenjimi i saj për të mirën e Gjermanisë është për t’u konsideruar tashmë i mbyllur.

(nga Kater)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply