Gazetari Sina jep detaje si Gjekmarkaj u zu ngusht në përballjen tek Vatra: Iku pa përgjigje!

Gazetari Beqir Sina ka dhënë detaje më shumë në lidhje me përplasjen e anëtarëve të shoqatës ‘Vatra’ me deputetin Agron Gjekmarkaj.

Duke folur nga New Yorku për ‘A Show’ në SYRI TV, Sina është shprehur se, Gjekmarkaj kishte shkuar i papërgatitur dhe iku pa dhënë asnjë përgjigje, për pyetjet që i janë bërë në atë takim.

“Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nuk u gjend aspak komod. Kjo pasi nuk e ka pritur, ashtu siç ndodhi, dhe u përball me disa pyetje shumë të vështira dhe iku me disa përgjigje që nuk i takojnë një politikani. Ai u gjend edhe i papërgatitur për të ju përgjigjur këtij interesimi. Kjo pjesa që ndjek Bashën, kanë një keqinformim për opinionin që kanë për Berishën’, u shpreh Beqir Sina në SYRI TV.

Duke folur më pas për peticionin ndaj Yuri Kim dhe marrëdhëniet e saj në Shqipëri, Sina ka treguar edhe një bisedë që ajo ka bërë me qytetarë në SHBA.

‘Pyetje tuaj, do ta lidh me një fakt që ka ndodhur me ambasadoren Yuri Kim. Me caktimin e ambasadores, ajo zhvillon takime me grupet e qytetarëve të vendit ku do të shkojë, si një praktikë amerikane. Edhe ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me një grup qytetarët shqiptarë, që i përkisnin sferave të ndryshme të jetës këtu në SHBA.

Ajo ka bërë një pyetje: E fillova punën time në Shqipëri, dhe nuk e kuptoj ende. Takoj Ramën, dhe më flet me superlative për Amerikën. Takoj Bashën, po njësoj. Takoj qytetarë dhe më thonë njësoj. Unë nuk arrij të kuptoj, a ka antiamerikan në atë vend apo jo. Sepse edhe unë që jam amerikane, e di që ka njerëz që nuk janë antiamerikanë, por nuk e duan Amerikën dhe e shprehin atë.

Unë mendoj se gabimet që ka bërë ambasadorja janë shumë të rënda, sidomos në përplasjen në PD. Në këtë përplasje që ishte në favor të Ramës, ndërhyrja e ambasadores ka qenë mungesë eksperience të saj. Ajo vazhdon akoma, duke rënë në gabime edhe më të rënda, që nisën që nga deklarata nga shkallët e PD, që shqiptarët të hanë bar, nëse do të bëjnë hapa pas.

Amerikanët kanë diçka, edhe kur janë gabim, mundohen të justifikojnë gabimin, duke bërë gabime edhe më të mëdha”, tha Beqir Sina.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply