Alibeaj: Berisha nuk ka të drejtë të votojë për Presidentin

Alibeaj thtë se Berisha nuk ka të drejtë të votojë për Presidentin e ri.Heqja e të drejtës së votës a ndodhur vetëm në diktaturë,ndërsatani përsëritet edhe nga një vegël qorre e keqpërdorur nga Rama si Alibeaj.

Alibeaj deklaroi për mediat se Presidenti i ri duhet të jetë një profil politik, që të mos të ketë të bëjë me influencën e votave “non grata”.

Alibeaj tha se kreu i shtetit duhet të jetë i të gjithëve, jo i palëve. Ai u shpreh se 4 deputetë të shpallur “non grata” nuk kanë të drejtë të votojnë për Presidentin e ri.

“Duke pasur si synim që të kemi një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik dhe moral që ta marrim këtë përgjegjësi dhe ta çojmë përpara. Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimimin që ta zgjedhë e vetme. Sipas raporteve të ODIHR, DASH, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimimin. Ajo çfarë shqiptarët duan është një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. Janë 4 deputetë të mazhorancës etiketuar si non grata që s’kanë të drejtë morale dhe politike për të votuar. Nuk duhet të jetë një President i afektuar prej votës non grata. Është e rëndësishme që të zgjidhet një profil politik jo hermafrodit siç e kërkon Rama. Procesi të jetë serioz. Kjo mazhorancë duhet të bëjë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Duhet të jetë President i të gjithëve, jo i palëve. Konsultimi në grupin parlamentar është detyrim, jo vetëm politik. Në bazë të asaj që deputetët do kërkojnë, do procedohet”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply