Edit Harxhi: Procesi zgjedhor në PD, risi për gjithë skenën politike shqiptare

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Edit Harxhi, e konsideroi procesin zgjedhor në PD, një risi për të gjithë skenën e politikës shqiptare. Ajo theksoi se pjesëmarrja prej më shumë se 39 mijë votuesish në të ka treguar një frymë që është ngritur që prej referendumit dhe që ka vazhduar rritjen.

“Unë vij nga terreni, larg Tiranës, pas zgjedhjeve në Korçë, ku jo vetëm janë pranuar teserat , dokumentet e vjetra që prej 91-ishit, por sa herë që ka pasur anëtarë që kanë ardhur me një dokument të këtij lloji, komisionet, të paktën në Korçë, kanë qenë shumë të entuziazmuar që pranonin njerëz që vinin me karta anëtarësie dhe mund të kishin dhe një periudhë të gjatë kohe që nuk vinin të votonin. Unë mendoj se kjo ka ndihmuar shumë dhe në rritjen e numrit të votuesve dhe nuk është e vërtetë që është thjesht çështje e listës.

Mendoj se ka pasur një entuziazëm, fryma është rritur dhe këtë e shihni, ka degë që e kanë tejkaluar referendumin  me qindra anëtarë me tepër; ka dhe degë që kanë pasur më pak, për arsye të ndryshme, të motit, të ditës kur është bërë apo të tjera.

Por, në përgjithësi është vënë re kudo që kjo frymë është ngritur dhe vazhdon rritjen që prej referendumit e këtej dhe numri prej 39 mijë e 500 votuesve, anëtarëve, për kryetarë dege është një numër me të vërtetë i konsiderueshëm sepse është një anëtar – një votë dhe nuk mund të krahasohet dhe me referendumin fundja, pavarësisht se ne jemi afër shifrës së referendumit  dhe ka degë që e kanë tejkaluar atë, sepse ai ka qenë një proces tejet politik dhe aty ka pasur vetëm një pyetje më fletën e votimit për shkarkimin e ish-kryetarit, kurse tani ishte çështje e zgjedhjes midis 2-3-4 kandidatëve kështu që ky proces ka qenë me të vërtetë mendoj unë, në aspektin teknik, i mirëmenaxhuar dhe për herë të parë ka dhënë një sukses i vërtetë. Kjo do të ishte një risi për të gjithë skenën politike shqiptare, nëse do të vazhdonte kështu”, u shpreh Harxhi.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply