Së shpejti do të kryhen zgjedhjet edhe në dy degët e PD, Malësi e Madhe dhe Tirana 12

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Keltis Kruja njoftoi sot se, së shpejti do të kryhet votimi edhe në dy degët e PD-së ku nuk ka përfunduar procesi zgjedhor, dega e Malësisë së Madhe dhe ajo Tirana 12. Madje, për këtë fundit, data është caktuar javën e ardhshme.

Në një konferencë shtypi lidhur me këtë proces sot, Kruja me anëtarë të tjerë të Komisionit deklaroi se “ky është një proces që ndodh për herë të parë në të gjitha partitë politike në Shqipëri, jo vetëm në PD dhe sigurisht si i tillë , nuk mund të arrihet perfeksioni 100% dhe nuk mund të përmbushen pretendimet e çdo anëtari të thjeshtë të PD, edhe tonat që në këtë proces. Sigurisht që ne do të punojmë fort që në zgjedhjet e tjera të riparohen të gjitha ato mangësi apo gjëra teknike që i munguan këtij procesi.

Sa i përket degëve që na kanë ngelur pa u kryer, për çështje teknike dhe thellësisht organizative, një nga degët që nuk kaloi në proces si Malësia e Madhe që u ndërpre dhe u anulua,do të merret një vendim se kur do të zhvillohet, kurse te dega Tirana 12 do të zhvillohet javën tjetër. Komisioni besoj se do të marrë vendim sot për shpalljen e datës dhe do të bëhet njësoj si për të gjitha degët e Shqipërisë.

Mund të quhet se të gjitha degët përpara Kuvendit të datës 30 prill janë përmbyllur, të gjitha degët kanë kaluar në zgjedhje. Për mangësi organizative më së shumti, e vetmja degë që ngeli ishte Tirana 12 që do të shpallet javën tjetër dhe do të operohet me të gjtiha standartet që kemi vendosur për degët e tjera”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply