Rama jep ultamutum BE: Keni afat deri në qershor, ose iki…

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai takoi kryeministrin Edi Rama, ku në fokus ishte integrimi dhe strategjia që duhet ndjekur për të bindur Bullgarinë për heqjes e vetos bullgare për Shkupin, që do të zhbllokonte edhe Tiranën. Edi Rama tha se e kishte informuar se nëse nuk hapeshin negociatat deri në qershor do të kërkojë ndarjen nga Shkupi.

“Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë, si konstruktiv dhe si një pozicion të lidhur me Maqedoninë dhe natyrisht konform pozicionit të komisionit dhe këshillit për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. Por e informova se kemi kryer procesin e këshillimit dhe janë pyetur qytetarët nëse do të ishin darkord që edhe në fund të qershorit gjendja mbetet e pa ndryshuar, Shqipëria të ndryshojë kursin. Kjo mbetet për t’u aktivizuar si qasje pas kësaj mbledhje dhe deri në atë mbledhje ne jemi në pozicionin që të dyja vende duhet të hapin negociatat” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply