Vendimi i qeverisë: Nuk do lejohen më shumë se 2 kallama dhe 3 grepa për të peshkuar

Duke nisur nga 1 maji, të gjithë të apasionuarit pas peshkimit do të përballen me kufizime të forta. Përmes një vendimi të miratuar më 11 prill nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë ka vendosur kufij mbi sasitë e peshkut që do mund të zihet, por edhe të paisjeve që mund të merren me vete. Nga ana tjetër, askush nuk do të mund të ushtrojë këtë aktivitet pa u pajisuar më parë me një autorizim përkatës, i cili do të lëshohet nga ealbania pas pagesës së një tarife të caktuar.

Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, përcakton Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë, këto vegla peshkimi:

a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;

b) jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar;

c) rrjetë e vogël dore.

“Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg”, përcakton Udhëzimi, i cili tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Rregulla strikte janë parashikuar edhe për pershkimin turistik me anije. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit turistik në ujërat detare përdoren këto vegla peshkimi: a) jo më shumë se 3 kurthe për anije; b) plumbçe me perimetër jo më të madh se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra; c) grumbullim me dorë, pa përdorur vegla peshkimi dhe mjete ndihmëse, të krustaceve dhe molusqeve. “Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë” përcakton Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply