Gazi: Kuvendi i 30 prillit do jetë miting

Para se të hynte në selinë e Kuvendit, deputeti Gazment Bardhi ka folur përpara medieve duke u fokusuar te Kuvendi i 30 prillit. Bardhi e cilësoi Kuvendin e “Rithemelimit” një miting të njëanshëm, duke shtuar se kjo ishte përpjekja e radhës për të mbajtur PD-në e përçarë për interesat e Sali Berishës. Ndër të tjera, deputeti tha se shpresonte që ish-kryeministri Berisha të kapërcente veten dhe të mendojë për interesin e demokratëve.

Bardhi theksoi se Grupi Parlamentar votoi për platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkim, ndërsa mohoi faktin se disa nga deputet janë tërhequr duke thënë se ata nuk janë karagjozë.

“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen. Ka një platformë të shumicës dërmuese të grupit parlamentar të PD, që është një hap konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë të demokratëve që nuk e duan bashkimin dhe duan ta lënë përjetë në opozitë për interesat e tyre.Çdo deputet që i ka vënë emrin e tij asaj platforme ka shpehur qëndrimin e tij, vendimet merren nga institucionet që kanë të drejtë statutore, ne deputetet kemi shprehur mendimet tona sesi mund të arrihet bashkimin. Secili prej deputetëve ka shprehur mendimet e tij në një mbledhje të grupit parlamentar që ka zgjatur 9 orë. Ai qëndrim është shprehur edhe me shkrim.

Nëse doni të ktheni deputetët e PD si karagjozë që në mëngjes mendojnë ndryshe dhe në darkë ndryshe. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr! Ka pasur deputet qe kanë propozuar gjëra shtesë. Edhe unë përveç 5 pikave kam pasur sugjerime të tjera. Me rëndësi është që për ato 5 pika, 32 deputetët kanë patur atë qëndrim dhe mendim për të arritur bashkimin. Forumet mblidhen sa herë ka çështje. Uroj që cilido të kapërcej veten dhe të mendoj interesin e PD. Kemi parë vetme përçarje deri tani, kjo nuk është zgjidhje për bashkimin dhe forcimin. Është gjendje për interesin e Berishës që bie ndesh më atë të PD dhe demokratëve.”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply