Në replikë ndaj Alibeajt, Rama deklaroi se nuk i tha askujt që është budalla.
Unë iu thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse e ndjeni veten dele, ku është problemi juaj. Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit në parlament më kurrë, sepse ju nuk thoni thjesht fjalë fyese, por shani me fjalë që përbëjnë akuza.
Mua nëse dikush më thotë je budalla, nuk kam problem, është opinion, nëse më thua kriminel, e kam problem, sigurisht që kam problem, kriminel, hajdut, etj., etj. Përsëri zoti Alibeaj ti provove se je e njëjta gjë me të cilin medemek je kundërshtar sot. Se ti the se unë kam çuar ikona në Gjermani dhe ikonat kanë humbur. Këtë e ka thënë ai.
Prandaj nuk ju voton njeri, ndaj ai i vdekur komplet, u çua dhe iu vuri përpara, se njerëzit nuk shohin dallim mes jush. Ndaj njerëzit thonë më mirë të shkojmë pas tij se ky është origjinali, ju jeni kopje e tij.