Ristani zbardh agjendën e Kuvendit të 30 prillit: 21 ose 22 maj zgjidhet kryetari i PD

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani ka dhënë detaje nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit.

Në ‘Drejt’ nga Luan Rama në RTV Ora, Ristani tha se PD në Kuvendin e të shtunës do të riformatohet.

Ai tha se ndryshimet në statutin e PD dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit.

“PD u përfshi në një krizë shumë të thellë e dyta pas vitit 1997. Faktorët janë të njëjtë. U krijua një frymë autokratike brenda PD. Kriza filloi të zgjidhej me kuvendin e 11 dhjetor. Në kuvendin e 30 prillit PD do të riformatohet. Pas Kuvendit zgjedhim këshillin, më pas kryetarin dhe kryesinë. Ndryshimet në statut dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit”, u shpreh Ristani.

Gjithashtu, grupi i Rithemelimit do t’i propozojë Kuvendit Kombëtar caktimin e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

Dy janë datat e mundshme kur demokratët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e PD, 21 ose 22 maj.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply