Kokalari: Peticionin ndaj Yuri Kim nuk e ka bërë opozita, Berisha nuk funksionon me këto forma

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me akuzat se, gjoja peticioni ndaj Yuri Kim, është organizuar nga opozita.

Kokalari shkruan se, këtë nuk e ka organizuar opozita ose thënë ndryshe Komisioni i Rithemelimit.

Ajo thekson faktin se, nëse Berisha kërkon të thotë diçka, ta thotë në fytyrë dhe jo me peticione.

Reagimi i Evi Kokalarit

Kush do që thotë se opozita (aka Komisioni i Rithemelimit) është mbas peticionit të Yuri Kim, gënjen.

Komisioni është shumë serioz për të marrë hapa të tilla, dhe unë personalisht nuk do ta kisha lejuar për shumë arsye.

Edhe Sali Berisha nuk funksionon me këto forma, dua të them po t’i thotë mëndja diçka, ta bën në fytyrë, nuk fshihet.

Ata që akuzojnë bëjnë mirë të zgjohen se kanë probleme shumë më të mëdha seç e mendojnë; p.sh. popullit i ka ardhur në maj të hundës.

Atyre trembuni dhe trembuni mirë se nga ata s’ka ambasador t’ju mbrojë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply