Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi e ftuar në ‘Task Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet e kryetarëve të PD-së.
Vokshi është shprehur se, zgjedhjet në Malësi të Madhe dhe degën 12 në Tiranë, do të zhvillohen javën tjetër.
“Do përsëriten zgjedhjet ku nuk u përfundua procesi. Javën që vjen do të votohet në Malësinë e Madhe dhe në njësinë 12 në Tiranë.
Delegatët nuk zgjidhen në mënyrë automatike, por votohet për ta. Edhe nëse një kryetar nuk është zgjedhur, siç ka ndodhur në dy degët e mësipërme, asgjë nuk i pengon anëtarët që të votojnë delegatët për në Kuvend dhe anëtarët e kryesisë.
Është hera e parë që anëtarët kanë zgjedhur kryetarët. Nuk ka më emërime nga kryesia në Tiranë, apo nga lobingjet që bëheshin tek kryetari në Tiranë.
Komisioni i Rithemelimit nuk ka propozuar asnjë emër. Pavarësisht se mund të sugjeronim emra për degë të ndryshme, ne nuk e kemi bërë”, u shpreh Vokshi.