Edi, fundjavë me Lulin në Vlorë

Ish-kreu i PD-së, vijon takimet me demokratët në terren, gjithmonë larg syrit të medias. Lulzim Basha këtë të premte zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku u takua me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, Basha refuzoi të bënte deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin e demokratëve që do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.

Por pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot që të jetë në Vlorë njësoj me kryeministrin Edi Rama, Basha u shpreh se nuk e dinte se ai ndodhej aty. Në takimin me strukturat, Basha ishte vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokratë.

About Redaksia

Check Also

Kërkoi hetimin e Ramës për lidhjet me McGonigal/ Jim Jordan zgjidhet në krye të republikanëve në Kongres

Jim Jordan është zgjedhur më 10 nëntor 2026 lideri i ri i republikanëve në Dhomën …

Leave a Reply