Edi, fundjavë me Lulin në Vlorë

Ish-kreu i PD-së, vijon takimet me demokratët në terren, gjithmonë larg syrit të medias. Lulzim Basha këtë të premte zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku u takua me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, Basha refuzoi të bënte deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin e demokratëve që do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.

Por pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot që të jetë në Vlorë njësoj me kryeministrin Edi Rama, Basha u shpreh se nuk e dinte se ai ndodhej aty. Në takimin me strukturat, Basha ishte vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokratë.

About Redaksia

Check Also

Dosja Rama-McGonigal do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot se dosja e korruptimit të McGonigal nga …

Leave a Reply