Beteja ende s’paska filluar…

Nga Gent STRAZIMIRI

Prisja t’i thoshte se nuk ka gjë më të rëndësishme për shqiptarët, se fakti që mazhoranca mbahet në këmbë nga të paktën 13 deputetë të dalë nga influenca kriminale “amerikanisht” të çertifikuara…

Prisja t’i thoshte që mazhoranca pa këta 13 deputetë, nga 77 reduktohet në 64 deputetë, që dmth që qeveria nuk i ka votat as për të qeverisur…

Prisja t’i thoshte se me vetëm 64 deputetë, mazhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë një President Republike, e vetme…

Prisja t’i thoshte se kjo është gjëja më e rëndësishme për shqiptarët dhe, se për to ka nisur betejën pa kthim jashtë pazareve e kulisave…

Por ky nuk ia tha…

I tha që janë “djem të bindur”, e që do të ulen në pazar me qeverinë për Presidentin, të bindur se megjithë “masakrën zgjedhore”, megjithëse premtuan se nuk do njohin rezultatin, mazhoranca “i paska votat e nevojëshme”…

Mesa duket beteja ende s’ka filluar…

KAQ!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply