Artan Hoxha: Kuvendi i sotëm po projekton trajektoren e 30 viteve të ardhshme

Analisti Artan Hoxha mbajti fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, duke theksuar se ky Kuvend do përcaktojë se si do jenë 30 vitet në vazhdim.

“Gëzuar dhe e gëzofshim PD-në e rithemeluar. Është një ngjarje e madhe pas një përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd, ku një pakicë uzurpoi për pak kohë të drejtat e shumicës.

Sot jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD-në. Unë shpresoj dhe besoj te ju se në Kuvendin e sotëm, ju do projektoni trajektoren e 30 viteve të ardhshme. Nëse do e bëni këtë, ky do të jetë një Kuvend historik.

Disa muaj më parë, më 11 dhjetor, ishte një tjetër Kuvend historik, pasi ju u vetëmblodhet si anëtarësi. U vetëmblodhët dhe mbajtët një qëndrim. Qëndrime që do mbeten në histori. Ju patët kurajo që t’i thoshit edhe Amerikës që gabon kur mbështet pa kriter këtë qeveri, gabon kur godet pa kriter këtë opozitë. Kjo tregon se ju keni dinjitet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jeni një partner i mirë. Pa këto cilësi, mund të jesh një shërbëtor dhe vasal.

Sot ju jeni në rrugën e mbarë. Unë do jem bashkë me ju në pjesën tjetër të rrugëtimit në 30 vitet e ardhshme. Suksese dhe fitore në betejat e ardhshme,” tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply