Axhenda e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Partia Demokratike mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar. Kjo mbledhje ishte parashikuar më 22 mars, por u shty për në maj pas ngjarjeve që pasuan si pasojë e zgjedhjeve lokale të 6 marsit me qëllimin e bashkimit të demokratëve.

1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.

Numri i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është reduktuar me vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, duke qenë se në kohën e Lulzim Bashës numri i anëtarëve ishte rreth 7 mijë.

Tkurrje do të ketë edhe Këshilli Kombëtar i PD-së. Nga rreth 470 anëtarë që kishte në kohën e ish-kryetarit Basha, delegatët tashmë do të zgjedhin 150 dhe do të votohen po nga delegatët për një ndryshim statutor, që në Këshillin Kombëtar të jenë pjesë edhe kryetarët e degëve të PD-së, gjithashtu edhe deputetët.

Sipas burimeve, do të jene 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyera në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj. Ndër vendimet e tjera delegatët do të votojnë për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e kryesisë së PD-së, ndërsa pritet të vendoset edhe data e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar do të nisë me një dokumentar që tregon rrugëtimin e Sali Berishës nga shpallja non grata nga ana e SHBA deri në përjashtimin e tij nga Partia Demokratike me datë 9 shtator.

Fjalën hapëse të Kuvendit do ta mbajë Lediana Fratari, e cila do të ketë një videomesazh me të rinjtë e PPE.

Ndërsa punimet e Kuvendit do të drejtohen nga Belind Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply