Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD se, është një ditë me emocion, po hedhim një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të PD.
“Situata në Shqipëri është e rëndë dhe ne kemi nevojë që të ringrihemi shpej. Ka një gjithëpërfshirje dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nevoja për një opozitë të bashkuar për t’i bërë ballë një dhune kriminale të qeverisë është imperative.
Shumë shpejt kemi zgjedhjet lokale dhe reformimi i PD-së përmes një procesi të ligjshëm është një mundësi që na jepet më në fund”, tha Ademi.