Kuvendi Kombëtar i PD shenjon një fillim të ri

Nga Rezenbrik SERJANI

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 30 Prillit shenjon një fillim të mbarë të një dekade të ndritur për Partinë Demokratike dhe Shqiperinë.

Kuvendi i 30 Prillit rrezatonte opozitën e vërtetë. Ishte një kuvendim shpirtrash demokrat, duke i dhënë atij Kuvendi dritën e vazhdimësisë së forcimit dhe ringritjes së vlerave që ndërtojnë ADN-në e Partisë Demokratike.

Ai Kuvend çeli fillimin e një epoke të re për Partinë Demokratike, parti e lindur, rritur, forcuar e provuar nga vështirësitë.

30 Prilli hynë në ditët më të mëdha të Partisë Demokratike, një ditë e artë kalendarike, e cila do të mbahet mend në vazhdimësinë tonë politike, dita e dekadës së re, e dekadës së fitores mbi të keqen, e prevalimit të vlerave.

Kuvendi i opozitës së vërtetë, opozitës së njerëzve të lirë, forca që i duhet Shqipërisë si alternativa më e ndritur e së nesërmes.

Ai Kuvend u shndërrua në burimin e energjisë së shpresës e besimit.

Ai Kuvend mbarte djersë, sakrificën e mundin e çdo demokrati, si bekimi më i madh që mund ti jepej një eventi të tillë të madh demokracie.

Kuvendi shndërrohet në leksionin e demokracisë shqiptare.

Demokratët e qëndresës së madhe mbeten themeli i Partisë Demokratike.

Zoti i bekoftë Demokratët!

E mbara na priftë në rrugëtimin tonë demokratik!

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply