Historia e Mino Raiola

Mino Raiola (Carmine R.), i lindur në Nocera Inferiore (provinca e Salerno) më 6 nëntor 1967 (54 vjeç). Prokuror sportiv. Sipas klasifikimit të fundit të revistës “Forbes” (i azhurnuar më 25 shtator 2018), agjenti sportiv i pestë më i fuqishëm i botës, me të ardhura nga komisionet baraz me 62.89 milion dollarë.

  • I biri i në mekaniku, as një vjeç emigroi duke ndjekur prindërit në Hollandë, në Haarlem, «në kërkim të fatit. Annunziata Cannavacciuolo, ime më, kishte ambicie dhe krenari. Ima atë, Mario, idealizmin. Jetonim me një xhaxha bukëpjekës dhe, nëse hiqet pjesa kriminale, shtëpia dukej si shesh xhirimi i “Kumbarit”. Ragù, sallame, spektakle të vogla. Periudha më e lumtur e jetës time» (Malcom Pagani). Atje prindërit e tij u rishpikën si kuzhinierë restoranti: «Donin të riedukonin hollandezët: “Ushqimi ta shpif, le t’i mësojmë sesi të hanë”».

«“Fillimisht pinakotekë, piceri, më pas restorante klasi. Kemi fituar çmime. Sekreti ishte të përdoreshin produkte italiane. Jemi nga Angri, toka e domateve San Marzano: 35000 njerëz dhe 800 kompani që merren me domate, është 85% e tregut botëror. […] I jepja një dorë tim ati, që punonte 7 ditë në 7. Prej tij kam mësuar të mos heq dorë. Ndërkohë studioja Jurisprudencë – ime më e kishte shumë qejf – dhe luaja bile me top: tek Haarlem, skuadra më e vjetër e Hollandës. […]

Kam filluar të punoj si ndërmjetës, pasi në restorant vinin klientë hollandezë që nuk e kuptonin mënyrën e të qenit italianë. Tregëtarë që kishin urdhëruar mall që nuk vinte kurrë, për shembull. Më thonin: Mino, mendo ti. Unë telefonoja, zgjidhja probleme. Kam themeluar një kompani”. Emri? “Ndërmjetës, natyrisht… Megjithatë: të hante tek ne vinte, çdo të premte, edhe presidenti i Haarlem me gruan. Gruan e tretë. I thoja gjithmonë se nga futbolli nuk kuptonte asgjë. Në ditë më tërheq menjanë dhe më thotë: dëgjo, provoje ti. Më ka emëruar drejtor sportiv. Aty jam ndeshur me problemin e problemeve: për të bërë një skuadër duhen para. Ne nuk i kishim”» (Paolo Crecchi).

«Për hapin e parë të rëndësishëm duhet plusvalenca e parë, por që është me bazë hamburgeri. Po, pasi Raiola në moshën 19 vjeçare blen një McDonald’s, të cilin pas 2 muajsh e shet me një çmim më të lartë: me fitimin krijon kompaninë e tij të parë, që quhet “Maguire Tax & Legal” duke u frymëzuar nga filmi “Jerry Maguire” me Tom Cruise (tani menaxhon edhe “Sportman” me seli në Montecarlo). Por intuita e vërtetë është të bëhet përfaqësuesi i vetëm i lojtarëve hollandezë në Europë falë një marrëveshjeje me sindikatën: është kështu që Raiola paraqitet në Itali më 1992, duke sjellë Bryan Roy tek Foggia, më pas Vink tek Genoa dhe, së fundi, duke shërbyer si ndërmjetës në traktativën që transferon Bergkamp dhe Jonk tek Inter.

Nga aty gjithnjë e më shumë kontakte, më shumë biznes dhe bumi me Nedved (nga Lazio tek Juve), goditje që shënon kthesën dhe një mënyrë të re bëri prokurorin: më shumë grurë lojtarëve falë të drejtave të mazhit dhe më shumë të ngrëna për klubet» (Alessandro Dell’Orto).

«Talenti i Raiola tregon të gjithë madhështinë e tij perverse tek kalimi i mesfushorit tek Juve, për 70 miliard lireta (kishte ardhur nga Sparta Praga për 9 miliard, sa për ta thënë). […] Dakord me Moggi dhe Cragnotti, që ka nevojë për një aferë të mirë për t’u dhënë frymë arkave bardhqiellore, sjell, thuajse me peshë dhe me tradhëti, Nedved në Torino. Çeku nuk do ta lërë kryqytetin, ai e bind të paktën të shohë strukturat bardhezi. […] Sapo zbret nga avioni privat, gjendet përpara një turme kronistësh dhe fotografësh, të mbledhur me një fjalë të zgjuar nga Moggi. I vënë tek litarët dhe tashmë larg, të paktën metaforikisht, nga Lazio, mesfushori firmos, për lumturinë e të gjithëve. Nga aty e pak më vonë bëhet një prej të domosdoshmëve të Lippi, pavarësisht sherrnajës fillestare. […] Kusuri i gjërave të bukura dhe i lavdive të bjondit janë histori e vonshme, në sytë e të gjithëve, Top i Artë dhe Serie B të përfshira. Prapa, në hije, i gatshëm ta ndihmojë, t’i flasë dhe të ndërhyjë për të, është gjithmënë njeriu më dinak i botës, Raiola. E mbron fillimisht, kur stonon në fushë, ende i prekur “nga sëmundja e Romës”, tërhiqet goxha shumë kur shpërthen, trajon kalimin e tij (të munguar) tek Inter, në vitin e triplete» (Jacopo Rossi).

«I veçantë qe […] takimi i tij i parë me Zlatan Ibrahimoviçin, i kujtuar kështu nga suedezi në biografinë e tij “Io, Ibra”: “Vesha xhaketën time të bukur prej lëkure Gucci, orën time të artë dhe e parkova Porsche mu përpara hotelit: nuk kisha aspak ndërmend të bëja figurën e pabuksit. Hyra i sigurtë në vetëvete në restorantin e hotelit, ku kishte një tavolinë të prenotuar, duke imagjinuar një tip me kostum hekur me një orë të artë edhe më të trashë se e imja, kur… Por çfarë dreq individi ishte ai që hyri pas meje? Në xhinse dhe t-shirt Nike dhe me atë bark të madh… dukej njëri prej Sopranove.

Kush dreqin është ky? Duhet të jetë një agjent ai lloj njeriu trashaluq? Dhe kur porositëm çfarë besuat, se erdhi një pjatë sushi me avokado dhe karkalecë? Jo, erdhën një mal me gjëra, ushqim për 5 veta dhe ai kullufiti gjithçka si një i dënuar! […] E dini çfarë bëri ai batsard i pafytyrë? Nxorri katër letra A4 mbi të cilat kishte emra dhe shifra, tip “Christian Vieri: 24 gola në 27 ndeshje”, “Filippo Inzaghi: 20 gola në 25 ndeshje”, “David Trezeguet: 20 gola në 24 ndeshje”, “Zlatan Ibrahimoviç: 5 gola në 25 ndeshje”. Më pas Raiola më pyeti: “Beson se mund të shitesh me një statistikë të tillë? E beson veten kaq cool, ëh? Beson se mund të më impresionosh me orën dhe Porsche tënd, por nuk është kështu. Unë i gjej që janë të gjitha budallallëqe. Dëshiron të përmirësosh botën apo atë që fiton më shumë?”. Ju përgjigja: “Po, më të mirin e botës”. “Atëhere mir, sepse nëse bëhesh më i miri i botës, më pas do të vijë e gjitha kjo, ama nëse ndjej vetëm paratë nuk do të sigurosh kurrë asgjë, kupton? Atëhere mendohu mirë dhe më pas më thuaj, për nëse dëshiron të punosh me mua duhet të bësh si të them unë. Duhet t’i shesësh të gjitha makinat, të gjitha orët dhe të fillosh të stërvitesh tri herë më shumë, pasi statistika jote ta shpif””» (Daniele Roselli).

«Pas përshëndetjeve të dy u ndanë. Ibra mbeti i impresionuar nga grinta e bashkëbiseduesit. Sapo u ul në makinë, Ibra e ka të qartë: “Është personi që bën për mua”. Ishte 2003. Nga ajo ditë fillon ngjitja teknike dhe ekonomike e Zlatan» (Tiziano Crudeli). «Përreth Ibras vërtitet shumë nga fati dhe mitologjia e Raiola. Çdo ndryshim skuadre është një goditje për futbollistin dhe për agentin. Dhe Zlatan ka ndryshuar shtatë» (Beppe Di Corrado).

«Një kryevepër, derikur djali ka bashkëpunuar, ka qenë edhe menaxhimi i Balotelli, që tek Liverpool firmosi një kontratë prej 6 milion eurosh në sezon. Në Angli Raiola donte të çonte edhe Hamšik, por që kishte projekte të tjera jete. Mbeti në Napoli dhe të dy u prishën: qe një prej gjërave të pakta ku gjërat nuk shkuan siç donte Mino» (Dario Falcini). Veçanërisht me fat vera e 2016, kur «”Mbreti Mino” ka prishur edhe digën e fundit, atë të Manchester United ku nuk kishte mundur të hynte kurrë gjatë mbretërimit të Alex Ferguson (“Nuk më ka pëlqyer kurrë, menjëherë nuk i besova”, rrëfeu).

Në Manchester ka çuar Pogba, Ibrahimoviç me kosto zero dhe Mkhitaryan, si dhe në këmbim është mbuluar me flori. Nga operacioni Pogba, Mino ka arkëtuar 25 milion nga Juve (për t’u nxjerrë nga 105 e arkëtuara nga bardhezinjtë) dhe 10 të tjera nga Manchester United (në këtë shifër do të ishte edhe një bonus për Ibrën me zero). Akoma 8 kanë ardhur gjithmonë nga United për aferën Mkhitaryan me Borussia Dortmundin. 6 apo 7 të tjera (vlerësimi është për poshtë) Mino i faturon falë komisioneve të angazhimeve të të asistuarve të tij, që për të luhaten midis 5% dhe 7% mbi shumën e përjgithshme: Zlatan, Mkhitaryan, Paul kanë nënshkruar kontrata qiellore. Pa harruar edhe Van der Wiel, i kaluar me parametër zero tek Fenerbahçe» (Mario Pagliara).

Gjatë verës së 2017 Raiola përfundoi në qendër të polemikave bashkë me të asistuarin e tij Donnarumma prje hezitimeve të gjata që paraprinë rinovimin e kontratës së portierit të ri me Milanin. «Rinovon? Nuk rinovon? Raiola e mban të sigurtë, ndërsa zërat mbi rinovimin e tij përhapen. Mbi djaloshin Gigio janë Real Madridi dhe të mëdhenjtë e të njëjtit kalibër: papritmas, pas puthjeve dhe premtimeve, Milani duket shumë larg. […] Thuajse e gjithë Italia tifoze shpërthen kundër tradhëtarit dhe sidomos kundër eminencës së hirtë të tij. Mino […] nuk e çan kokën fare. […]

Pas disa javësh delirante, rrethuar nga tweet me urrejtje dhe dashuri, Donnarumma firmos rinovimin e shumëpritur: do ë fitojë 6 milion në vit. Ndodhia rezervon edhe një parantezë mallëngjyese: […] vëllai i tij i madh Antonio, cilësisht shumë më modest, që mbron shtyllat e Asteras Tripolis, kalon tek kuqezinjtë për 1 milion në vit» (Rossi). Më shumë zhgënjyese është vera e 2018. «Nuk është rënia e një perandorie: Mino Raiola mbetet Mino Raiola, një prej agjentëve më të fuqishëm në rrethin e topit, por në verën e Cristiano Ronaldo tek Juvja, prokurori i lindur në Itali dhe i rritur në Hollandë nuk arrin të vendosë asnjë copë të rëndësishme të skuderisë së tij: Pogba, Donnarumma dhe Verratti kanë mbetur ku qenë në qershor. Balotelli nuk shkëputet nga Nizza. Deri i riu Kean është i ngrirë tek Juvja. Zlatan Ibrahimoviç tek Los Angeles Galaxy, rruga e peërndimit e përkryer: në vitin diellor 2018 ka qenë afera e vetme raoileske me rëndësi të caktuar mediatike.

Për pjesën tjetër, transferime të vogla apo perspektive, për shembull premtimi i bukur Justin Kluivert nga Ajax tek Roma. Investimente mbi të ardhme, kabotazh i mesëm, ndërsa në Oporto GestiFute i Jorge Mendes orkestronte goditjen e dekadës, operacionin CR7 në Torino. […] Sot problemi kryesor i Raiola duket se është “Portuguese Connection”. Portugezi Mendes i ka vjedhur skenën e tregut dhe e ka tejkaluar në marrëdhëniet me Juven, dikur rezervë gjuetie e Mino falë raportit të shkëlqyer me Luciano Moggi. Portugezi José Mourinho i ka shpallur luftë tek Manchester United, me Paul Pogba si subjekt për t’u konkurruar: Special One dhe franceti janë kapur dhe papritmas është prishur mirëkupitmi në dukje midis Mou dhe Raiola. […] Për Raiola, Juvja mund të jetë një spond i mirë për të dalë nga cepi. Një vit më parë Mino ka sjellë Matuidi në Torino, në janar mund të rikthejë Pogba tek Zonja. Do të formohej një çift francezësh kampionë bote dhe do të riktheheshin në mendje kohët e arta, kur Raiola, i ri dhe i zhurmëshëm, bënte afera me Moggi dhe i linte në pasuri njerëz të nivelit të Nedved dhe Ibrahimoviçit. Mino në rënie? Lutet të presë» (Sebastiano Vernazza)

  • «Me që është, bëhet pasanik edhe ai, aq sa për të blerë vilën e Al Capone. Vazhdojnë ta quajnë “picaiol”, sikur të arrinte të faturonte 500 milion në komisione duke u nisur nga një restorant i vogël i provincës hollandeze ishte një faj për t’u zbuluar dhe jo një medalje vlere; ai nuk e humb toruan dhe i korrigjon: “Në të vërtetë isha kamarier”. Metoda Raiola bazohet mbi dy përmbledhje shtesë. I pari: sa më pak para shpenzohen mbi kartelat, aq më shumë mbesin për rrogat dhe gjërat shtesë. (Anësore: në rast se nuk është e mundur të kufizohet entiteti i transferimit, aq më shumë vlen të garantosh edhe një fetë edhe të kësaj: shiko aferën Pogba). E dyta: çdo herë që një futbollist bën valixhet, mund të krijohet vlerë. E akuzojnë se i sposton të asistuarit e tij si gurë: megjithatë janë ata që i nënshkruajnë kontratat: ato të shoqërisë, të kuptohemi, pasi raportet me Mino, në fakt, mbahen mbi besimin reciprok. Por kush i përmbahet, vështirë se i braktis.

Edhe pse Raiola, me stilin e tij rustiko, është rrufepritësja e vërtetë. Të mbush xhepat dhe të shpëton fytyrën» (Massimiliano Trovato). «Unë mendoj se kur një lojtar vendos të largohet nga një skuadër, duhet të largohet. Nuk kam bërë kurrë kompromise, punoj ekskluzivisht në interesin e të asistuarit tim, lojtarët janë fati im dhe kam një përgjegjësi të madhe ndaj tyre. Megjithatë nuk kam kryer kurrë aksione jokorrekte apo aksione që unë, personalisht, nuk i konsideroj korrekte. […] Prokurorët e vjetë bënin interesat e kompanisë. Për mua, i pari vjen futbollisti»

  • Qëndron prej shumë vitesh në Principatën e Monakos, bashkë me gruan dhe dy fëmijët («të bukur, pasi kanë marrë nga nëna»).
  • «Unë kam praktikuar thai boxe, fantastike. Në ndeshje të caktuara futbolli është një lojë e mërzitshme, e kufizuar ngë 90 minuta. Kurse në boks gjithçka luhet në 3 minuta, nuk mund ta heqësh vëmendjen aspak: ka një adrenalinë të çmendur, nuk ndjen dhimbje. Ose, më mirë, po, ama më pas. Tyson thoshte se kundërshtarët e tij kishin gjithmonë një plan, por që prishej sapo ai i godiste. Ja: unë në ring nuk jam ngjitur kurrë. Isha shumë i mirë: vrisja mendjen të bëja keq…» (për Marco Lombardo)
  • «Flet 8 gjuhë: italisht, frëngjisht, anglisht, holandisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht dhe “natyrisht napoletançe”. Raiola, […] si e keni arritur? “Nuk është inteligjencë, është përgatitje: shikoja Disney në origjinal qysh 3 vjeç. Në moshën 4 vjeçare, në Hollandë fillojnë të të mësojnë gjuhën e dytë. Pastaj ki parasysh se kush flet hollandishten e mëson shumë lehtë gjermanishten, sa spanjishtja dhe italishtja janë të ngjashme.. Portugalishten e kam studiuar për të trajtuar futbollistët brazilianë”» (Crecchi)
  • «I shëmtuar, pis dhe trashaluq, Carmine “Mino” Raiola nuk i ka ardhur kurrë më pak klishesë së tij prej prokurori plebe: atë që duke marrë rolin e miut të fshatit ka bërë gjithmonë lojën e minjve të qytetit, gjithë teserë dhe dinstinktiv, të takuar në rrugëtimin e tij» (Paolo Ziliani). «E vërteta është se për futbollin Raiola është personazhi i dekadës. Ka qenë ai që e ka transformuar përfundimisht prokurorin në protagonist. Ka marrë rolin e tij dhe e ka nxjerrë nga hija e dhomave ku bëhen aferat dhe e ka nxjerrë përballë telekamerave. Një Don King pa flokët e ngritur dhe syzet, por me të njëjtën aftësi të të bërit shou në çdo deklaratë. Është mbreti i tavolinës: ulet dhe ngre çmimin. Me skuadrën nga vjen dhe me atë të interesuar për lojtarin e tij. Në thelb, zanati është ky: të bëjë në mënyrë që i asistuari i tij të paguhet më shumë, kështë që edhe agjenti t’i rrisë kompensimet e tij. Thjeshtësia e të natyrshmes, që për paradoks komplikon verën dhe dimrin e tifozëve, trainerëve, shokëve, kundërshtarëve. Sepse prokurorët ushqejnë pasione dhe tensione, entuziazmojnë dhe deprimojnë. “Çdo zgjidhje është e mundur”, thotë Raiola për djemtë e tij» (Di Corrado).

«Nuk jam taksixhi, menaxhoj njerëz, për të cilët jam shumë krenar, që nuk kanë dalë kurrë nga provinca. Zanati im është të ndihmoj njerëzit të gjejnë përmasën e tyre, të besojnë tek e pabesueshmja. Me djemtë nuk ka kontrata. Mjafton një shtrëngim dore. Gjendemi dhe kuptohemi, por nëse nuk kuptohemi më, pastaj, të gjithë të lirë».

  • «Lojtarët i pyes: “Dëshiron të bëhesh më i paguari apo më i miri?”. Në se përgjigjen “më i paguari”, ju tregoj derën. Piktori që pikturon një kuadër për para dhe jo për pasion nuk e shet atë. Paratë janë shumë të rëndësishme, por nëse i ndjek nuk do të arrijnë kurrë dhe me kohën përfundon duke e kuptuar se është gjithmonë dikush më i pasur se ty»
  • «Do të më pëlqente të bila një kompani dhe të bëja me kokën time. Bile mendoj se një ditë do t’ia arrij!». «Qeshë shumë më afër se Pallotta ta blija Romën me disa ortakë. Do të kisha dashur ta rithemeloja duke filluar nga largimi i Totti. Ai është një copë historie, por doja ta filloja me fytyra të reja pa trashëgimi të rënda. Në atë kohë UniCredit, plot me sportele në qytet, nuk qe aspak entuziast»
  • «Ferguson thotë se nuk ka urryer kurrë askënd përveç meje. Është një kompliment i madh. Nëse nuk ke armiq, nuk ke punuar mirë. Gjërat normale i bëjnë të gjithë. Unë lëviz ajrin, lëviz ëndërrat dhe sot kjo i djeg dikujt».

(nga cinquantamila.it)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply