Këshilltari i CDU gjermane: Berisha i mirëpritur në Berlin dhe Europë

Zhvillimet në PD kanë marrë edhe vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht të Gjermanisë. Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane, gjatë një interviste për SYRI TV, tha se vendimi i Gjykatës së Tiranës për të legjitimuar drejtimin e selisë blu nga Komisioni i Rithemelimit, ishte një shenjë që drejtësia funksionoi. Ai e cilëson të padrejtë apelimin që përfaqësuesi i Bashës, Enkelejd Alibeaj i bëri këtij vendimi.

Teksa u ndal tek shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Henze tha se për këtë vendim Uashingtoni nuk ka prova, dhe se në Shqipëri ‘non grata’ duhet të ishte Edi Rama Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Henze theksoi se Berisha është i mirëpritur në Gjermani dhe Evropë.

Të precendenta i cilësoi Martin Henze, qëndrimet e ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me situatën brenda PD. Sipas tij një ambasadore nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit, siç po bën haptaz Yuri Kim.

Ndërsa sa i takon procesit ‘Open Balkan’, Henze tha se pas tij fshihet dora e zgjatur e Vladimir Putin. Ai shtoi se kjo nismë nuk ka asnjë lidhje me procesin e Berlinit,i cili jo vetëm që nuk ka ngecur, por është aktiv.

Ndërsa sa i takon çeljes së negociatave dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kërkesë kjo e artikuluar nga Edi Rama së fundmi, Henze tha se me shumë ngjasë Maqedonisë do i çelet drita e gjelbër para Shqipërisë, pasi është më e mirëpritur në Union. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply