Enkelejdi vazhdon lojën e Ramës, ulet me Ballën për një proces farsë

Deputeti Enkelejd Alibeaj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve, si i përzgjedhuri i socialistëve për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Komisioni i Rithemelit, që drejton Partinë Demokratike, e ka quajtur këtë një proces mafioz dhe fals, duke theksuar se nuk duan ta legjitimojnë atë.

Megjithatë Alibeaj ishte i pranishëm sot në Konferencën e Kryetarëve dhe vazhdoi lojën e Taulant Ballës me shtyrjet.

Alibeaj tha se, është kundër faktit që procesi duhet të nisë më 10 maj. Sipas tij, raundi i parë duhet bërë më 24 maj.

Para pak ditësh ishte Taulant Balla që kërkoi shtyrjen e Konferencës së Kryetarëve, duke deklaruar se kjo bëhet për t’i dhënë më shumë kohë grupeve parlamentare që të bëhen pjesë e procesit.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply