Takimi, ja çfarë i kërkoi Alibeaj-Ballës

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ishte sot i pranishëm në mbledhjen e konferencës së kryetarëve dhe i ka kërkuar Taulant Ballës 6 ditë më shumë kohë për nisjen e procedurave në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Alibeaj kërkoi që dita e sotme të mos konsiderohet si nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit, por të shtyhet për në datën 10 maj.

Enkelejd Alibeaj: Së pari siç edhe e shihni vetë, përfaqësuesit e opozitës marrin pjesë në këtë proces, si një lloj detyrimi më së pari kushtetues, edhe ndaj publikut, mund të kemi të gjitha divergjencat tona, por procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të na vë përballë.

Duke vazhduar me propozimin që ju thatë, sot data 4 maj sipas jush do të konsiderohet si momenti i fillimit të zgjedhjes së presidentit. Nuk jam dakord që data 10 të shënojë raundin e parë të votimit. Nuk jam dakord dhe po jua them pse, është një proces që duhet ti shërbejë publikut, në këto kushte ne duhet të bëjmë zgjedhjet tona, që publiku të jetë i mirëinformuar.

Unë sugjeroj që momenti i startimit të procesit të zgjedhjes së presidentit të jetë 10 maji, për të mbledhur konferencën e kryetarëve.

About Redaksia

Check Also

Apeli legjitimoi kontrollet te “Harabeli”, gruaja e Veliajt bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e …

Leave a Reply