Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dështuar të zhvillojë një takim me grupin parlamentar të PD-së në selinë blu, ku në fokus ka qënë porosia e Edi Ramës për çështjen e presidentit.
Edhe pse grupi parlamentar i PD-së përbëhet nga 52 deputetë, të pranishëm ishin vetëm 22 dhe nga këta 4 prejt tyre u larguan para se të përfundonte takimi i thirrur nga Alibeaj.
Pyetjes së gazetarit të SYRI-t se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm për këtë mbledhje, Alibeaj i është përgjigjur me cinizëm se grupi parlamentar përbëhet nga 32 deputetë, duke mos përfshirë deputetët e përjashtuar dhe të pezulluar nga ish-kryetari Lulzim Basha.
Alibeaj: U diskutua për axhendën opozitare. Ngritjen e disa komisioneve të posaçme si dhe për çështjen e Presidentit të Republikës. Dua t’i falënderoj kolegët deputetë për sensin e përgjegjshmërisë për të përballur këtë proces politik të rëndësishëm që teston qasjen e PD-së.
Ishte një mbledhje ku secili prej deputetëve shprehën mendimin e vetë dhe me sugjerimin e tyre lamë që të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë edhe afatet janë të tilla. Lamë edhe takime të aspekteve organizative me kryesinë e grupit parlamentar.
Të ofrojmë kriteret që deputetët e PD-së do të propozojnë për presidentin. Kolegët ndan me qartësinë më të madhe që të marrim pjesë në proces por mos të jemi fasadë. Është një detyrim ndaj zgjedhësve tanë, duke kërkuar që të sjellim në kushtet e normalitetit institucional siç është presidenti.