E pranon publikisht se nuk kishte kuorum për mbledhjen nga braktisja e deputetëve

Pas Salianjit foli edhe Alibeaj. Për kryetarin e komanduar pavarësisht se kuorumi nuk u plotësua mbledhja ishte e frytshme.

Ndërsa Salianji deklaroi se është i gatshëm të bashkojë të gjithë deputetët dhe po bën përpjekje, Alibeaj nga ana e tij ishte i një tjetër mendimi.

“Kjo ishte mbledhje e parë. U diskutua për agjendën parlamentare, komisionet e posaçme që përbëjnë lëndë të parë për veprimtarinë parlamentare. U diskutua për energjinë, ndërtimet pa leje dhe Presidentin e Republikës. Dua të falënderoj deputetet për sensin e përgjegjësisë. Është një proces i rëndësishëm që teston dhe qasjen e Partisë Demokratike. Secili nga deputetët dhanë opinionin e vet.

Kemi lënë një mbledhje tjetër ditën e hënë. Deputetëve iu kërkua që në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidetntit të ofrojmë kriterët, si e imagjinojnë ata. Cilat do jenë virtytet dhe vlerat morale dhe politike.

Vura re që deputetët ndanë me qartësinë më të madhe dy çështje: Të marrim pjesë në proces dhe të mos jemi fasadë. Kjo është detyim ndaj gjysmës së shqiptarëve që duhet t’ia përmbushim me dinjitet.

Edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit, prezenca jonë të jetë e tillë që të nderojë aspiratat e atyre që na kanë votuar për të ruajtur dinjitetin e jo për të qenë fasadë.

Të dielën kolegët do jenë të ftuar të japin mendimin e tyre se cilat do të jenë kriteret për këtë process, por duke ruajtur dhe pozicionin e opozitës.

Një tjetër çështje është edhe ai i komisioneve parlamentare.

Si mund të quhet ky takim një mbledhje kur nuk kishit kuarumin e duhur. Kanë qenë vetëm 22 deputet?

Unë e di se cilat janë rregullat. Disa deputet edhe në mbledhjet e tjera nuk aknë qenë. Edhe për deutetët e tjerë të gjitha çështjet që u diskutuan sot do t’u ofrohen.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i Rrjetit të Bazelit: Qeveria shqiptare mund të falsifikojë analizat e mbetjeve, duhet testim i hapur publik

Rrjeti i Veprimit të Bazelit ka frikë se qeveria shqiptare mund të falsifikojë analizat e …

Leave a Reply