Gjata: Alibeaj nuk ka asnjë votë, çfarë t’i bëjmë se ka shkuar me Ramën për të negociuar…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata, i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me mbledhjen e deputetëve demokratë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e presidentit.

Juristi Gjata ka theksuar se, Alibeaj nuk ka asnjë firmë as një votë asnjë vendim nga asnjë institucion i PD-së as nga grupi parlamentar për të shkuar për të negociuar çështjen e presidentit por se kush do të shkojë në negociata për presidentin e zgjedh grupi parlamentar.

Gjata: Mbledhjen e thërret kryesia e grupit parlamentar. Alibeajn e ka shkarkuar Kuvendi i 30 prillit, dhe grupi ka dy nënkryetar edhe po të ishin të 52 deptutetët nuk ka rëndësi. Alibeaj nuk kërcen dot përtej egoizmit të tij personal që në të mirë të bashkimit të PD të dalë dhe të thotë mblidhuni ju nënkryetarë dhe thirreni mbledhjen dhe të vëmë pikat mbi i por del aty dhe thotë e ç pastaj? Pse me ç pastaj do ta bashkojnë PD-në këta? Apo e dinë që skanë më vota se ska më demorkatë që nuk i shkon më pas këtyre sespe kam dalë në një qark dhe e di se çfarë mendimi kanë demokratët për këta.

Zoti Alibeaj nuk ka asnjë firmë as një votë asnjë vendim nga asnjë institucion i PD-së as nga grupi parlamentar për të shkuar për të negociuar çështjen e presidentit por se kush do të shkojë në negociata për presidentin e zgjedh grupi parlamentar.

Sot Alibeaj thotë se dua të vij të bëjë zgjedhjet për strukturat partiake por këtu unë shkoj vetë për të zgjedhur presidentin.

Unë mendoj se skemi fare mazhorancë por kemi vetëm Edi Ramë. Ska mazhorancë sepse është koncept politik si është edhe opozita por kemi vetëm Edi Rama. Çfarë t’i bëjmë Alibeajt se ka shkuar me Ramën për të negociuar.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …

Leave a Reply