Qeveria u tërhoq pas protestave, reagon Spahia: Aarrogancës shtetërore t’i jepet fund!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar pas tërheqjes së ARRSH e cila bëri me dije se rruga e Rinasit do të kthehet në gjendjen e mëparshme, ku qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizje.

Spahia shprehet se është i kënaqur që zëri i tij si përfaqësues i banorëve të Shkodrës iu bashkua protestuesve që detyruan ARRSH-në dhe qeverinë të tërhiqet nga vendimi i pamenduar.

Në përfundim Bardh Spahia thekson se arrogancës shtetërore ndaj çdo individi duhet t’i jepet fund.

“Jam shumë i kënaqur që zëri im si përfaqësues i banorëve të Shkodrës, i’u bashkua protestuesve që detyruan ARRSH-në dhe qeverinë të tërhiqej nga një vendim i pamenduar, i cili siç kuptohej lehtësisht, rezultoj i dëmshëm.

Arrogancës shtetërore ndaj çdo individi duhet t’i jepet fund. Shqiptarët të bashkuar, fitojnë gjithmonë! Mirënjohje të gjithëve!”, shkruan Spahia.

About Redaksia

Check Also

Parlamenti Europian nxin Ramën/ Korrupsion, krim i organizuar, blerje votash, kërcënim i votuesve…

Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve …

Leave a Reply