Paloka: Alibeaj vazhdon lojën e Bashës për interesa të Ramës

Deputeti i PD, Edi Paloka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se, mbledhja e Alibeajt në selinë e PD ishte një dështim pasi nuk arriti të mbledhë kuorumin e nevojshëm të grupit.

Paloka tha se, Alibeaj me paturpësi tha pas mbledhjes se grupi ka 36 deputetë, duke përjashtuar 16. Sipas Palokës, Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës për interes të Ramës me të njëjtat synime dhe të njëjtat hile.

“Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputëtë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për t’u shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj.

Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim, të njëjtat hile, gjithçka bëhet për t’i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë.

Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e ‘Foltores’. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës.

Pjesa tjetër ka zgjedhur që të qëndrojë mes dy palëve por qartazi, e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit të grupit, është për bashkimin e grupit parlamentar me disa detyrime elementare për të arritur bashkimin.

Deklarimi i grupit me të gjithë deputetët që dolën më 25 prill, një pjesë kërkojnë tërheqjen e Alibeajt, tërheqjen e kërkesës në gjykatë për mosnjohjen e ‘11 dhjetorit”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …

Leave a Reply