Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionit “Open” në News24 u shpreh se, tashmë në PD nuk ka më përjashtime dhe se opozita nuk do të jetë më peng e lojërave politike dhe s’do vazhdojë të jetë e kapur.
Këtu ka ndërhyrë analisti Fatos Lubonja i cili e konsideron Berishën pjesë të kësaj opozitës që ai thotë se, është e kapur edhe pse ai nuk ka qenë me poste drejtuese.
Lubonja: Në natyrën e tij si opozitar agresiv ka çuar diskursin retorike në ato nivele qoftë edhe me Bashën o të përjashton o të pranon si të nënshtruar. Kjo situatë e 35 deputetëve shto frikën nga amerikanët, nga Berisha ka krijuar këtë situatë në PD me nje jetë parlamentare katastrofë.
Berisha: Ne kemi hequr përjashtimet. Me një opozitë të kapur, vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor Parlamentar? A mund të rrijë opozita peng ë këtyre lojërave? A duam një opozitë mos jemi e kapur?
Lubonja: Si u kap kjo? Ju aty keni qenë
Berisha: Shikoni dosjen Muzin. Shkova i thashë Bashës ti je ministër i Brendshëm si mund të dekonspirosh një operacion policor? E pyeta si është historia e parave. Me tha është mbledhur nga diaspora dhe ia dhashë këtu. Pra, kur kryeministri të mbylle dosjen.
Lapaj: Unë Berishën e shikoj si qytetar dhe politikan. Si individ gëzon respektin tim në luftën për dinjitet. Si politikan ka rezerva. Që të të fusë vota në politikë dhe të të nxjerrë vota duhet meritokraci që bashkë me Ramën e keni prishur këtë që vini vërdallë rreth jë rrethi vicioz që nuk ka rrugëdalje. Ndryshimet e 2008 kthyen servilizmin në realitet.
Berisha: Thelbi i ndryshimit të 2008 ka qenë rajonalizimi. Ai ligj ka garantuar plotësisht rajonalizimin. Pse ai nuk ishte i hapur? Për mua nuk kishte asnjë problem të ishte i hapur. Po kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Po të ishte e hapur fare do të kishte një ushtri prej tyre në parlament. Kur unë dhashë dorëheqjen mora përsipër çdo përgjegjësi për humbjen. Të gjithë i çlirova nga barra e përgjegjësisë për disfatën. Të bëhem unë përgjegjës për ecurinë kur nuk kisha asnjë përzierje në punët e brendshme përveçse për ato që më pyeste kryetari, nëse në këto 9 vite u krijua një shkretëtirë në figura është përgjegjësi e dikujt tjetër.
Berisha përsëriti qëndrimin e tij se do të garojë për kryetar të PD.
Berisha: Së pari; Unë kam shpallur bashkimin me votë, pasi kisha konstatuar se në mënyrë absolute vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë se di se si do të jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse i besoj se është kauzë e drejtë. E fitova mirë, nëse jo tërhiqem. Po çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë!
Ju kanë akuzuar për kryetarokraci…
Unë s’po them se s’do jem kryetar, se për atë po përpiqem dhe do garoj. Nëse përpara që nga themelimi i PD deri në këtë proces, neokratura e saj shkonte nga qendra në bazë, e përzgjedhur. Mund t’ju them se sot në mënyrë absolute përveç Komisionit të Rithemelimit në fillim, s’ka asnjë person, asnjë, të votuar, të përzgjedhur nga Berisha apo komisioni i Rithemelimit. janë pa përjashtim propozime të anëtarësisë dhe vetëdeklarime se do të garojë siç e përcakton statuti. Kjo ndodhi dhe me kandidatët për kryetarë bashkish. Të gjithë ata shprehën dëshirën, dhe me garë iu nënshtruan primarëve. Kjo parti ka shënuar një arritje të madhe. Ky është fundi i kryetarokracisë sa i përket zinxhirit të varësisë.
Asnjë kandidat s’ka guxim të garojë përballë jush…
Ja dalim aty. Është fatkeqësi që të të pengojnë qoftë paragjykimit, qoftë degët dhe gjethet të shohin trungun. Ne kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin, të vendosim një raport të ri mes përfaqësuesve dhe të përfaqësuarve. Them se kjo ka vlerë.
PD sot është më e dobësuar..
Nuk besoj se një parti e lirë është më e dobësuar. Jemi këtu dhe askush se mohon manipulimin absolut të ish-kryetarit nga Edi Rama dhe guvernatorja. Do jap shemullin konkret; a u vra një mjek në fushatë? U vra! Një njeri i një familjeje të nderuar. A u vra në procesin elektoral. A deklaroi Basha se u bë një masakër elektorale? U krijua një komision parlamentar në të cilin politikisht dy ishin përgjegjësit, Balla dhe Bardhi. Pa asnjë diskutim. Shpërndarësi i lekëve dhe i kartave po punonte për llogari të Ballës. Pse u ndërpre, është i vetmi komision në 30 vite që u ndërpre. Pengmarrja është përgjigja.
Kush u mor peng?
Ata që ishin të implikuar. Si mund të ndërpritet një komision.
Lubonja: Jam dakord që PD pas 25 prillit duhet të merrej me masakrën zgjedhore dhe jo të hynte në atë ulli.
Berisha: Unë se mblidhja dot Lulzim Bashën se Edi Rama i kishte mbyllur dosjen ‘Muzin’ me Engjëll Agaçin. Çfarë kishte opozita për këtë? Të paguaj kusuret e tij? Të paktën kjo opozitë që është sot është e vërtetë.