Berisha: Alibeaj dështoi, deputetët iu kthyen kundër! Doli si ministër i Edi Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha komentoi në ‘Open’ mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Berisha tha se, Alibeaj dështoi dhe deputetët iu kthyen kundër. Sipas tij, Alibeaj doli si ministër i Edi Ramës.

“Dështoi plotësisht. Deputetët që ju i fraksiononi ia kundërshtuan tërësisht qëndrimet dhe doli si një ministër i Edi Ramës. Çdo deputet ka në parti një vend anëtar kryesie nga dega që ka ardhur pastaj anëtar i Këshillit Kombëtar. Që të gjithë do të jenë në aktivitete e PD. Ndërsa për atë që hiqet si ministër i Edi Ramës… Në atë takim nuk u arrit kuorumi, dështoi nuk u arrit asnjë qëllim. Nuk ekzistojnë tre, por vetëm një Parti Demokratike më e organizuar se asnjëherë”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ai e ka përdorur opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore, duke i lënë mundësinë partisë që fiton zgjedhjet, të marrë 10 deputetë më shumë.

Berisha tha se, në listën e deputetëve të PS-së, gjen shumë persona të inkriminuar, çka sipas ish-kryeministrit, vërtetohet me emrat që arritën të thyejnë herësin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Berisha ka komentuar edhe dosjet Toyota Yaris dhe atë të Nick Muzin për të cilat akuzon ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Rama ia ka mbyllur dosjet Bashës.Berisha: Cili ka qenë thelbi i ndryshimeve të 2008-ës. Thelbi ka qenë rajonalizimi. Pse kam qenë për rajonalizimin. PS, një parti e madhe, më e madhja mbetej pa asnjë deputet nga Fushë-Kruja deri në Vermosh. Dhe kjo nuk ishte e drejtë.

Për mua, absolutisht nuk kishte që të ishte i hapur. Kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Në listën time nuk ke gjetur kurrë njerëz të inkriminuar. Ndërsa në atë të Edi Ramës, edhe pa këtë kishte 18 njerëz me precedentë gjen çdo person. I bindur të jesh që po të ishte e hapur fare, do të kishe një ushtri prej tyresh në Parlament. Unë kam borxh të paralajmëroj. Pse po e përdor fasadë-opozitën Edi Rama. Për të shtuar primin në reformën zgjedhore. Që nga themelimi i PD-së, deri sa e dorëzova, listat janë propozuar nga baza.

Asnjë njeri nuk është i përjashtuar nga PD. Lulzim Basha bëri përjashtime të përjetshme. Problemi është këtu, me një opozitë të kapur. Vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor. Unë kërkoj nga ju që të interesoheni për dosjen Muzin. Është hetuar në një prokurori, ka shkuar në Apel. Dosja Toyota Yaris, u shpik nga Sali Berisha? Absolutisht jo. Që të dyja ja kam thënë atij. Erdhi ambasadori amerikan me dosjen në zyrë.

Dhe jo vetëm më solli dosjen, por i thoshte dhe deputetëve që dosjen e ka Sali Berisha. Prokuroria e Tiranës, e hetonte këtë për larje parash. Unë e pyeta se cila është historia e parave. Më tha që u mblodhën përfaqëses nga SHBA këtu dhe paratë jua dhashë atyre.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply