Sondazhi i Euronews: 82% e qytetarëve kundër Bashës në PD, vetëm 8% e mbështesin

Katër në pesë qytetarë (80,5%) në Shqipëri e shohin si pozitive dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.
Vetëm 8% e shqiptarëve e shohin këtë dorëheqje si diçka negative.

Mes shqiptarëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan Partinë Demokratike, përqindja është edhe më e lartë.
Një në dhjetë (10%) votues të djathtë e shohin dorëheqjen e Bashës si diçka negative.

Mes qytetarëve (82%) por edhe në mesin e atyre që votuan Partinë Demokratike (82,6%) në zgjedhjet e 2021-it, mbizotëron mendimi se Basha nuk duhet të kandidojë përsëri për kryetar të PD.

Tre në katër shqiptarë (73%) e vlerësojnë negativisht drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha.
Thuajse 80% e votuesve të PD në zgjedhjet e fundit, e vlerësojnë negativisht drejtimin e partisë demokratike nga Basha.

Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply