Ançelotti, historik dhe unik!

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori që e arrin finalen e Ligës së Kampionëve pesë herë si trajner.

Italiani e udhëhoqi Real Madridin drejt finales së madhe pasi e eliminoi në gjysmëfinale Manchester Cityn, 6:5 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa në finalen e 28 majit në Paris e pret Liverpooli.

Pasi u bë trajneri i parë që e fiton titullin e kampionit në pesë ligat më të forta evropiane, Ancelotti e shkroi emrin e tij në histori duke e regjistruar edhe finalen e pestë të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

62 vjeçari kishte shkuar tri herë në finale të kësaj gare me Milanin dhe një herë më Real Madridin, me të cilin tash do ta shijojë finalen e dytë.

Ai e ka fituar tri herë Championsin, ndërsa një herë ka dështuar pikërisht ndaj Liverpoolit, në finalen e famshme të vitit 2005.

Tash, “Don Carlo” do ta kërkojë Championsin e katërt në karrierë.

Finalet e trajnerit Ancelotti në Champions League

2003: Milani e mundi Juventus 3-2 në penallti

2005: Liverpooli e mundi Milanin 3-2 në penallti

2007: Milani e mundi Liverpoolin 2-1

2014: Real Madridi e mundi Atletico Madridin 4-1

2022: Real Madrid – Liverpool (28 maj)

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply