PD mbledh nesër Këshillin e ri Kombëtar, do vendosë për zgjedhjen e Presidentit

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka dalë në një deklaratë nga selia blu, ku ka njoftuar mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me emrat e dalë nga Kuvendi i 30 Prillit.

“Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë 6 Maj, ku do të përcaktohet qëndrimi politik i PD-së në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për procesin e zgjedhjes së presidentit. Për shkak të urgjencës, mbledhja do të mbahet nesër në 18:00. Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të shprehë vullnetin për çështje politike si ajo e presidentit. Po ashtu në mbledhjen e parë do të zgjidhet edhe kreu i Këshillit Kombëtar”,u shpreh Paloka.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …

Leave a Reply